Preng S. Gjikolaj
Pranvera, Stina E Rilindjes
Hyrja e prillit shënon dhe ardhjen e pranverës.
Pranvera. Stina e rilindjes. Gjithçka rilind. Rilindin malet duke veshur shpatet me blerim e lule. Flakin ndër lumej kësulën e bardhë duke e zëvëndësuar me kapelen e blertë të qëndisur hishëm me lulet që ndërrojnë ngjyrë dita-ditës, javë pas jave. Fushat shtrojnë tapetin e ri të blertë të qëndisur nga mozaikë lulnaje. Gumzhijnë nga bletët, shetiten nga fluturat krahëshkruara, sinonim i qëndismave të taperit të blertë. Era rrudhos valë-valë barin e blertë të stërpik me vesën e pastër si argjend, që shkëlqen nga rrezet e para të diellit kur ai qet synë e zjarrtë nga kreshtat e maleve, apo horizontet e thyera butë të kodrave.
Rilind toka. Rilindin pemët duke u veshur me lulet shumëngjyrëshe, e më pas me blerimin e gjethnajës të populluar nga frutat. Rilind gjithçka. Rilind pylli me jehun e koreve të zogjëve mërgimtarë që kthehen të përzënë nga vjeshta e viseve të përtej derit.
Rilind qielli duke u çveshur nga retë gri, apo të zeza. Vishet me shtëllungnajë pupulore që valzojnë nën ritmin e erës, e diku, diku duke u ngjeshur e trashur për tu shtrydhur duke shkarkur shiun e artë të shoqëruar me gjarpërinjtë gjignd të zjarrtë të vetëtimave që shkarkojnë me melodinë e ashpër e shurdhuese të bubullimave. Rigat e shiut varen si litarë t'qelqt për t'u derdhur shpateve, tapeteve të blertë, gjethnajës, luleve etj, etj. Më pas dielli përzë retë duke e çveshur qiellin për t'i kthyer kaltërsinë. Mjegulla si shtëllunga të pambukëta endet shpateve, pyjeve, shkëmbinjëve dhe e frikësuar nga dielli nis të arratiset duke u tretur në kaltërsi. Lumejt kaltërojnë nën nelodinë e valëve, herë të vrullshme, e herë të lehta diktuar nga tereni ku udhëtojnë.
Dalngadalë dielli zbret drejt perendimit duke u shqyer e përgjakur nëpër retë pupulore derisa fshihet pas maleve, kodrave, e më pas për tu fikur në det. Qielli nxinë kaltërsinë duke e picrruar e shpuzitur me yjnajnë që shoqërohet nga hana e plotë, e ngrënë përgjysëm, apo drapnatore.
Ndër pyje e zabele kori i zogjëve këngëtarë zëvëndësohet nga klithmat e çokut, kukuvajkës, shoqëruar nga kënga e bulkëthve.
Mbi shpate, pyje, lëndina derdhet drita e artë e hënës, bulzon vesa e freskët shoqëruar nga picrrimet e shpuzitjet e xixëllonjave.
Mbi të gjitha pranvera rilind njerinë, duke ripërtrirë gjithçka.

Prill 1982
Më shumë nga Preng S. Gjikolaj
- Në Ekskursion
- Hija E Vetmisë Që Tremb Epokën
- Koha, Tirania Ma E Vjetër Se Përandoritë
- Shën Valentini
- Mësuesi Dardan
- Anton Çetta, Pajtues I Shpirtit Shqiptarë
- At Gjergj Fishta, Zani I Kombit Shqiptarë
- Lezha, Dheu I Besëlidhjes Përjetësisë
- Me Zemër Shqipje E Gjak T'kastriotit
- Peisazh Vjeshte Tek Parku I Liqenit N'tiranë
- Peisazh Vjeshte N'brigjet Urakës
- Dashtni Vjeshtore N'brigjet Urakës
- Rei Manaj, Shigjeta E Arbënisë
- N'leskovc U Ngrit Era Shqipe
- Balada E Lumit T'urakës
- Vjeshta E Ngjyrave
Komente 0