Preng S. Gjikolaj
Peisazh Vjeshte Tek Parku I Liqenit N'tiranë
N'parkun e liqenit, bie muzgu si pendë,
tingëllon si violinë e prekun nga mall’i largët.
Fletët e vjeshtës, si letra dashtnie,
bien ngadalë mbi ujë, ku frymëmarrja saj endet.
Një puthje thyhet n'pasqyrën e valëve,
si dritë e hanës që dridhet n'qerpikë.
Ajo qesh, dhe liqeni lëkundet si rrahje zemëre,
mbi telat e erës që luajnë violinë.
N'breg, çiftet janë silueta t'ambla,
që treten në ngjyrat si mjaltë e si flakë.
Duart e tyne përzihen me gjethen që bie,
me valëzimin e ujit që flet pa za.
Dielli loz me veten n'pasqyrën e kaltër,
qesh e shndrit si fëmijë n’përqafim t'dritës.
Rrezet vallëzojnë mbi valët që dridhen,
si nota t'arta n'violinën e ditës.
Pemët çvishen ngadalë nga njoma e verës,
me ngjyra që digjen si vello e flakëruar.
Asht shpirti i natyrës që çvishet ngadalë,
për t’u ba poezi n'trupin e praruar.
Era i merr gjethët n'krahët e saj,
t'dehuna prej diellit që shuhet n’liqen.
Shpendët i ndjekin si nota t’fluturuara,
në një simfoni që vjeshta vetë e shkruen.
E unë, n’çdo frymëmarrje, të ndjej pranë,
si varg i gjallë që natyra ma shkrun n'lëkurë,
ku ngjyrat përzihen me dritën e ujit,
e dashtnia hesht... si diell që perëndon mbi drurë.

Më shumë nga Preng S. Gjikolaj
- Vjeshta N'brigjet Urakës
- Dashtni Vjeshtore N'brigjet Urakës
- Rei Manaj, Shigjeta E Arbënisë
- N'leskovc U Ngrit Era Shqipe
- Balada E Lumit T'urakës
- Vjeshta E Ngjyrave
- Balada E Gurit Gjonit
- Besa E Flamurit
- Simfonia E Pranverës
- Epopeja E Mirditës
- Mirdita – Epos I Shpirtit T'lirisë
- Ylli I Marinës (Novelë)
- Rebelimi I Dashtnisë
- Himni I Politikanëve Shqiptarë
- Dashuri Dhe Arrati
- Malli Për Ty
Komente 0