Preng S. Gjikolaj
Balada E Lumit T'urakës
N'zemër t’maleve, ku bora i flet suferinës,
n'krye t'Grykës moçme t'Selitës Mirditës,
lind një kalorës i kaltër, lumi i Urakës.
Dragua i ujit, me shpatë kristalit,
çan gjoksin e shkambive,
e malet e nalta e nderojn si ushtarët.
N'Grykën e moçme t’Selitës,
ku malet zbardhin si kunora mretnish,
ti ushqehesh nga borë e shkri n'Mulli e Didhe,
e nga burimet e Valmorit merr frymë t're.
Ti nuk ecën, rend, rend gjithni,
si kalë i shfrenu që çan stuhi,
e mban mbi supe peshën e moteve,
dhe çdo pikë e jote asht gjak i kaltër i shekujve.
N'për Grykën e Selitës thërmohesh si trim n'betejë,
por copat e tua s’vdesin kurrë,
ato ribashkohen si vëllazën nan flamur,
e bashkë zbresin, tu këndu kangë ndër gur.
Mes shkambish zbret me vrull,
si ni kangë e lashtë lahutari,
valët e tua t'kaltra thërmohen n'copa kristali,
por bashkohen prapë si mendimet pas nervozizmit,
e shkrihen n'kaltërsi,
përqafim mes ujit e qiellit.
Ti je armik i gurit e mik i jetës,
i shkrin prangat e vapës me frymën e akullt,
ushqen troftën si nanë që jep gjinin,
e mbush luginën me kangën e rrjedhës valëzimi.
Urakë, ti je jo vetëm lum,
ti je hero i përjetësisë,
damar që rreh nan lëkurën e maleve,
shpatë që çan heshtjen e kohës.
Urakë, ti je damari që i jep jetë Selitës,
trup i kaltër që rritet ndër shpate.
Uji yt i pastër i borës m'kuron mallin,
n'bregun tand pranverën gjithni e kam pritun.
E kur n'liqenin e Ulzës pushon,
s’je lodhun, por ke mbërritun n'fron.
Nga aty shpërnda dritë që vret errësinën,
e u jep njerëzve fuqi,
si mbret që shpërndan mirësi.
N'brigjet e tua t'ashpra Urakë,
aty ku fjalët intime bahen zogj e fluturojnë,
aty unë gjeta dashtninë që dua,
vashën me sy t'kaltër si burimet e tua.
Aty ku ti gërryen gurin, unë i thashë:
“Je e imja! Siç ky lum asht i maleve,
siç ky hero i kaltër i ujit i përket legjendës!
Je e imja përgjithmonë e jetës”!
Këndoni, male, këndoni lugina me gjithë gurë,
për heroin e kaltër që s’ndalet kurrë.
Uraka, damar i tokës time, shpatë e kristalt,
kreshnik i kaltër që rrjedh ndër mote pa u ndal.

Më shumë nga Preng S. Gjikolaj
- Vjeshta E Ngjyrave
- Balada E Gurit Gjonit
- Besa E Flamurit
- Simfonia E Pranverës
- Epopeja E Mirditës
- Mirdita – Epos I Shpirtit T'lirisë
- Ylli I Marinës (Novelë)
- Rebelimi I Dashtnisë
- Himni I Politikanëve Shqiptarë
- Dashuri Dhe Arrati
- Malli Për Ty
- Peisazh Perendimi Tek Rana Hedhun
- Gruaja
- Peisazh Perendimi N'selitë T'mirditës
- Ylli Që U Fik Para Agimit
- Ukraina
Komente 0