>
LETERSISHQIP
Preng S. Gjikolaj

Besa E Flamurit

O flamur që digjesh si zjarr mbi male,
ti je shpirti kuqezi që nuk shuhet kurrë.
Gjergj Kastrioti t'mbolli n'zemër t'kombit,
t’u ba krah e shpatë,
dhe me gjakun e tij, nan hijen tande,
lindi një urdhën burrash:
Të mos dorëzohemi!

Ti je betimi që ngjitet n'qiell,
je shpatë që çan errësinat,
je foleja e shqipes që rritet maje gurit,
je kujtesë e gjallë, që s’pranon të groposet.
Burra e djem ranë për ty,
po nuk ranë, u ngritën gurë n'kështjellë,
u banë vargje n'kangë,
u kthyen n'rrufe mbi pushtues.

Kush shkel mbi besën tande,
ka shkel mbi tokë t'minume,
s’e pret as buka, as dera e vorrit,
e gllabëron ferri si mallkim i përjetshëm.
Se besa e flamurit s’asht rrobë me ngjyra,
asht gjaku ynë i përbashkët,
një det që s’lejon anije tradhtie.