Preng S. Gjikolaj
Lezha, Dheu I Besëlidhjes Përjetësisë
Në agun e moteve, mbi dheun ilir,
Lezha u ngrit si flakë nan qiellin e kaltër,
me gjak t'lashtë, me frymë t'fisit,
me kështjellë që flet n'gjuhën e gurit.
Ilire n'palcë, romake n'ligje,
veneciane n'hijeshi gurësh, e urash,
ajo ruan si relike zanat e shekujve,
ku era flet me gurët n'gjuhë t'lashtë orakujsh.
Drini i lashtë përshkon qytetin si penë poeti,
shkrun n'valë e n'hije legjenda,
e çdo valë që përplaset n'brigje
asht një varg i Fishtës që s’vdes kurrë.
Drini, ai plak me mjekrën prej refleksesh dritash,
e përshkon qytetin si poet i heshtun,
rrëfen për kohët që u derdhën n'legjenda,
për heronjtë që n’valët e tij u pasqyrun.
N'zemër t’Lezhës, ku gurët kanë kujtesë,
u lidh Besëlidhja si betim i yjeve,
e Gjergj Kastrioti, me shpirt shqipje,
ia ndezi emnin “SHTET” truallit t’Arbnisë.
Atje ku Gjergj Kastrioti n’besë u bashkue,
kur princëria arbnore si flakë u betue,
Lezha u ba kuvend e flamur i kombit,
me fjalën që shkrin hekurat e robnisë.
E pastaj, kur ora e fatit ra si kambanë,
Heroi u kthye aty ku filloi lavdia e Arbnisë,
Lezha ia hapi gjoksin tokës së vet,
dhe e vuni për amshim n'themelet t'Shënkollit.
E Fishta, biri i saj i fjalës së shenjtë,
ia fali Lezhës kangën e përjetësis,
se Lezha s’asht vetëm tokë, por frymë e pavdeksisë,
një psalm i kombit që këndohet ndër mote.
Prej atëherë çdo erë që fryn mbi kodra,
ka zanin e Fishtës e t'poetëve t’tjerë,
se ky asht Dheu i Fjalës së Shenjtë,
ku vargjet mbijnë si lule mbi gurë.
N'mbramje, kur dielli shuhet n’Drin,
e kështjella merr flakë n’përëndim,
duket sikur vetë Lezha po këndon:
“Unë jam kujtesa, unë jam fryma, unë jam kanga e Kombit Arbnorë.”
E poshtë, ku deti ia puth hijshëm brigjet,
valët sjellin aromën e amshimit;
Lezha shtrihet mbi gjoksin e Adriatikut,
si një yll që ndrit n'përjetësi shqiptare.
Kështu, Lezha, nuse e moteve t’arta,
rri me kunorë t’hijshme n'ballë t’Adriatikut,
ku historia këndon si lahutë qiellore,
e flamuri valon me shqipen ndër kto troje.

Lezhe me 21 tetor 2025
Më shumë nga Preng S. Gjikolaj
- At Gjergj Fishta, Zani I Kombit Shqiptarë
- Me Zemër Shqipje E Gjak T'kastriotit
- Peisazh Vjeshte Tek Parku I Liqenit N'tiranë
- Peisazh Vjeshte N'brigjet Urakës
- Dashtni Vjeshtore N'brigjet Urakës
- Rei Manaj, Shigjeta E Arbënisë
- N'leskovc U Ngrit Era Shqipe
- Balada E Lumit T'urakës
- Vjeshta E Ngjyrave
- Balada E Gurit Gjonit
- Besa E Flamurit
- Simfonia E Pranverës
- Epopeja E Mirditës
- Mirdita – Epos I Shpirtit T'lirisë
- Ylli I Marinës (Novelë)
- Rebelimi I Dashtnisë
Komente 0