Preng S. Gjikolaj
Anton Çetta, Pajtues I Shpirtit Shqiptarë
Kushtuar Profesor Anton Çetës, pajtimtarit të Kombit
N'heshtjen e maleve t'Dardanisë,
ku zani i pushkës kishte mbytë kangën,
e ku lahuta kishte mbetun pezull n'mur,
zbriti një za i dritës së maleve t'Mirditës,
Anton Çeta, biri që pajtonte gjakun me dritën e urtísë.
Ti s’e mbajte flamurin për ta tundun,
por për ta shtri si mantel mbi plagët e kombit.
Në çdo derë ku kishte rënkim e dhimbje,
hapi juaj vinte si mjekim,
si pendë engjëlli nga qiej.
N'Verrat e Llukës u drodh dheu i Dardanisë,
pesëqindmijë zemra u banë një gjoks,
dhe pushkët e vjetra, që dikur këndonin vdekje,
u varën n'vagje t'kullave si relike t'fajit t'harrue.
Aty ku dje derdhej gjak,
sot u derdh bekim,
nga gurrat e maleve t’Dardanisë
rrodhi fjala e burrave që falin.
O Anton Çetta, burrë me fjalë që shuan flakët,
ti s’pajtove veç njerëz
por i shtrove udhë kombit drejt lirisë,
si prift që bekon pragun e Atdheut.
Në çdo kullë t'Dardanisë sot,
ka një sofër ku buka ndahet pa frikë,
dhe emni yt, Anton Çetta,
vjen me aromë malli e miqësie,
si kanga e lahutës që rreh për vëllazni.
Sot, në çdo sofër ku ndahet buka,
rri zani yt si uratë mbi komb,
e lahuta kur zgjohet ndër net,
thërret:
“Hej Anton Çeta! Pajtues i shpirtit shqiptar.
Ti s’pajtove veç njerëz, o burrë i urtë,
po ringjalle besën shqiptare,
e me paqe ngrite flamurin,
n'dritën e lirisë së Dardanisë”.
Nga gjaku që u fal, lindi shteti që u ngrit,
nga pajtimi yt, lindi bashkimi i shpirtit.
E Dardania, nuse e re me plagë t'shëruara,
të falënderon me çdo agim që lind mbi qiellin e saj.

Më shumë nga Preng S. Gjikolaj
- At Gjergj Fishta, Zani I Kombit Shqiptarë
- Lezha, Dheu I Besëlidhjes Përjetësisë
- Me Zemër Shqipje E Gjak T'kastriotit
- Peisazh Vjeshte Tek Parku I Liqenit N'tiranë
- Peisazh Vjeshte N'brigjet Urakës
- Dashtni Vjeshtore N'brigjet Urakës
- Rei Manaj, Shigjeta E Arbënisë
- N'leskovc U Ngrit Era Shqipe
- Balada E Lumit T'urakës
- Vjeshta E Ngjyrave
- Balada E Gurit Gjonit
- Besa E Flamurit
- Simfonia E Pranverës
- Epopeja E Mirditës
- Mirdita – Epos I Shpirtit T'lirisë
- Ylli I Marinës (Novelë)
Komente 0