Preng S. Gjikolaj
Rei Manaj, Shigjeta E Arbënisë
N'Leskovc ra nata me dritë kuqezi,
si hanë gjaku që lind nga betimi.
N'fushë, si shqipja, djemtë e Arbërisë
ngritën flamurin që s’e ndal as shekulli historisë.
Era e maleve zbriti prej Drenice,
me kangën e vjetër t'Dardanisë,
e toka u drodh si zemëra e Adem Jasharit,
si at' natë kur shkjaun e përzuni prej Prekazit.
kur u dëgjua britma tij: “Për Dardani e Shqipëni!”
N'mes t'stuhisë, si rrufe e Zotit,
u shkëput Rei Manaj, biri i besës Kastriotit.
N'sy i digjej qielli i kaltër i Ilirisë,
n'zemër i përplasej or’ e Dardanisë dhe e Shqipënisë.
Ai ngriti kambën si shpatë e luftës,
topin e shndërroi n'meteor t'fitores.
U shua Leskovci për një frymë t'vetme,
kur rrjeta serbe u drodh si gjethe.
Atëherë u dëgjua kushtrimi i lashtë,
nga Kruja n'Prevezë, nga Vlona n'Preshevë:
“Një bir i shqipes goditi për të gjithë!”
dhe qielli u ndez me ngjyrat e gjakut kuqezi.
Rei Manaj, shigjeta e Arbënisë,
emën që do t’përmendet n'kangë e faqe t'historisë.
N'çdo fshat e qytet, n'çdo lahutë do t'buçasë si gurrë,
si za i tokës që s’harrohet kurrë.
Sepse atë natë n'Leskovc, tokë Dardane,
fituam më shumë se një ndeshje,
fituam kujtesën e një kombi që s'vdes kurr,
që ringjallet sa herë bie për flamur.

Tiranë me 12/10/2025
Më shumë nga Preng S. Gjikolaj
- N'leskovc U Ngrit Era Shqipe
- Balada E Lumit T'urakës
- Vjeshta E Ngjyrave
- Balada E Gurit Gjonit
- Besa E Flamurit
- Simfonia E Pranverës
- Epopeja E Mirditës
- Mirdita – Epos I Shpirtit T'lirisë
- Ylli I Marinës (Novelë)
- Rebelimi I Dashtnisë
- Himni I Politikanëve Shqiptarë
- Dashuri Dhe Arrati
- Malli Për Ty
- Peisazh Perendimi Tek Rana Hedhun
- Gruaja
- Peisazh Perendimi N'selitë T'mirditës
Komente 0