Preng S. Gjikolaj
Epopeja E Mirditës
(Poemë)
Kanga e Parë – Zanafilla
Nan qiellin e Pellazgjisë,
ku hyjnitë flisnin gjuhën e gurit,
Pirustët e Ilirisë farkëtun hekurin
si rrufe që shkreptinte nga mali.
Nan qiellin e amshu t’Pellazgjisë,
ku yjet ulen si dëshmitarë t'betejave,
mbi trollin e hekurt t’Pirustëve të Ilirisë,
rritet Mirdita – si lis me rrajë n'gurë.
Çdo grusht dheu asht kujtim prej shekujsh,
çdo gurë mali asht vorr e betim,
dhe mbi to ecën koha si hije,
pa e shkulë dot gjakun që bahet kangë.
Prej atyne gjurmëve, lindi Mirdita,
si zanë me kunorë prej shkambi,
me zemër që digjej si flakë e amshume,
me shpirt që s’u mposht kurrë.
Kanga e Dytë – Zani i Armëve
Kur osmanët u derdhën si det i zi,
Mirdita ngriti malet si mburojë.
shpata e pushka këndun mbi Orosh, Spaç, Dibërr, Kuzhnen e Fanë.
Mbi katër Bajraqet e Malësisë Lezhës,
mbi Selitë, Thkellë e Rrazë,
mbi t'tan trollin e sajë
dhe çdo kori u ngjy me jehonë gjaku.
Kur pushtuesit zbrisnin si re t'zeza,
Mirdita ndizte pushkët si veptima,
e burrat ngriheshin si shkambi t'gjallë,
me besën e flamurin n'dorë.
Kapidanët, si Lleshi Zi i Gjonit,
e Prenk Bibë Doda,
fluturun mbi beteja si shqipe,
duke u betu n'besë e flamur
se kurrë gjunjëzim s'do t’njihte ky trull.
Preng Markola n'kullë t'Vraninës
me Oso Kukën vetë i dyzetë,
shkëlqeu ndër yje, si ylli dritës,
duke gdhend n'shkamb,
si testament t'epokës, emnin e Mirditës.
Kryeflamurtari Preng Marka Prenga,
n’Orosh t’Bajrakut t’parë u ngrit si shkëndijë,
si hark drite që çau terrin e robnisë,
me zemër drangoi e me gjak stuhie.
N'vjeshtën e mrame t'1912-ës.
kah kështjella e Lezhës ra si breshën shigjetash,
valë shqipesh me dy mijë trima,
me pushkë e shpata t’përflakta si rreze rrufeje,
gjëmoj toka, u dridhën male e fusha.
Në prag t'Lirisë, u ça errësina osmane,
zinxhirët u këputën nan hije t’shqipes.
N'Lissin e lashtë, si strehë e besës,
Preng Marka Prenga ngriti flamurin kuqezi.
n’Liss të lashtë u ngul shtiza e flamurit t'Mirditës.
Flamuri u valëvit si diell mbi gjakun,
testament i Shqipnisë t'pamvarme
Kanga e Tretë – Kreshnikët e Besës
Nuk qe mretëni, as perandori,
por qe mretëni e shpirtit,
ku çdo kullë ishte kështjellë,
e çdo grua mbante n'gji trimëninë,
si nanë që rrit zogj shqipesh.
Roma la ligje gurësh e qytetnimi,
por Mirdita shkroi mbi gjak ligjin e besës,
kanunin e Lek Dukagjinit,
një kod që s’u shemb as prej shekujsh,
as prej tradhtish e stuhish.
Nuk ishin kështjella me gurë e me mure,
por shpirti i burrave që qe fortesë.
Çdo oxhak ishte parlament i lirë,
çdo fis – një flamur i vogël,
por n'zemër të të gjithëve digjej një besë,
më e fortë se hekuri i Perandorisë.
Besa asht jetë!” – thoshin burrat,
“ma e randë se plumbi e shpata.”
Kështu u lidhën zemrat me zinxhirë nderi,
kështu u mbajt gjallë kombi n'furtunë.
“Besa asht jetë!” – thoshte gjyshi tek stërnipi,
dhe kjo fjalë u ba urë ndër shekuj,
nga kreshnikët tek trimat,
nga trimat tek bijtë e lirisë.
Kanga e Katërt – Betejat e Pavdekësisë
Sa herë armiku erdhi si bishë,
u kthye hije që s’e mbajti toka,
sepse Mirdita s’e di fjalën nanshtrim,
veç atë t'përballjes deri n'fund.
Edhe sot, mbi kreshtat e bardha të maleve,
era valëvit flamurin e përgjakun,
ku çdo valë asht jehonë betejash,
dhe çdo ngjyrë asht kujtim amshimi.
Kur komunizmi tentoi t'shkelë Mirditën,
në çdo dritare u ndez zjarr pushke.
Kur tentoi të rrëmbejë flamurin,
guri e mali u kthyen n'ushtarë.
N'Oroshin e Kryebajrakut,
e n'çdo Bajrak,udhë e çdo shteg,
Mirdita shkroi me gjak betime
që i këndoi lahuta brez pas brezi.
Kanga e Pestë – Amshimi i Flamurit
Koha rrodhi si lumë i pakthyeshëm,
por Mirdita s’u tret, s’u harrua.
Qëndron si kështjellë mbi botë,
me zemër që rreh prej shekujsh.
Asht kryengritja që s’ka fund,
asht flamuri që kurrë s’u dogj,
asht lahuta që ende këndon
për lisat që s'i thyen as stuhitë
Sot, kur koha lëviz si hije e madhe,
ende mbi kreshta valëvitet flamuri.
Nuk asht pëlhurë, por asht gjaku i derdhun,
asht besa që s’u shkel asnjëherë.
Mirdita rron si legjendë e gjallë,
si mal që kurrë nuk bie,
si kangë që nuk shuhet n'lahutë,
si zjarr që s'tretet n'furtunë.
Kanga e Gjashtë - Epilogu
Armiku erdhi si det i tërbu,
por Mirdita qe kështjellë prej mali e shpate,
shkrepëtimë pushke në çdo skutë,
dhe kushdo që guxoi ta pushtonte,
u kthye hije pa emën.
Në krye t'kohëve, burrat e saj
u banë shqipe mbi kreshta,
fluturun me krahë t'gjakosun mbi stuhitë,
e lan n'legjenda jehonën e betejave.
Si Roma që qytetënoi botën me ligj,
Mirdita i dha tokës ligjin e besës,
Kanunin e Lek Dukagjinit,
një kod ma i fortë se çeliku i shpateve,
që breznitë e ruajnë si testament t'shenjtë.
Dhe sot, nën qiellin që ende ndriçon
me yje të praruar nga historia,
Mirdita qëndron si flamur i pashuar,
mal i gjallë, zemër që rreh me shekuj.
Kanga e Parë – Zanafilla
Nan qiellin e Pellazgjisë,
ku hyjnitë flisnin gjuhën e gurit,
Pirustët e Ilirisë farkëtun hekurin
si rrufe që shkreptinte nga mali.
Nan qiellin e amshu t’Pellazgjisë,
ku yjet ulen si dëshmitarë t'betejave,
mbi trollin e hekurt t’Pirustëve të Ilirisë,
rritet Mirdita – si lis me rrajë n'gurë.
Çdo grusht dheu asht kujtim prej shekujsh,
çdo gurë mali asht vorr e betim,
dhe mbi to ecën koha si hije,
pa e shkulë dot gjakun që bahet kangë.
Prej atyne gjurmëve, lindi Mirdita,
si zanë me kunorë prej shkambi,
me zemër që digjej si flakë e amshume,
me shpirt që s’u mposht kurrë.
Kanga e Dytë – Zani i Armëve
Kur osmanët u derdhën si det i zi,
Mirdita ngriti malet si mburojë.
shpata e pushka këndun mbi Orosh, Spaç, Dibërr, Kuzhnen e Fanë.
Mbi katër Bajraqet e Malësisë Lezhës,
mbi Selitë, Thkellë e Rrazë,
mbi t'tan trollin e sajë
dhe çdo kori u ngjy me jehonë gjaku.
Kur pushtuesit zbrisnin si re t'zeza,
Mirdita ndizte pushkët si veptima,
e burrat ngriheshin si shkambi t'gjallë,
me besën e flamurin n'dorë.
Kapidanët, si Lleshi Zi i Gjonit,
e Prenk Bibë Doda,
fluturun mbi beteja si shqipe,
duke u betu n'besë e flamur
se kurrë gjunjëzim s'do t’njihte ky trull.
Preng Markola n'kullë t'Vraninës
me Oso Kukën vetë i dyzetë,
shkëlqeu ndër yje, si ylli dritës,
duke gdhend n'shkamb,
si testament t'epokës, emnin e Mirditës.
Kryeflamurtari Preng Marka Prenga,
n’Orosh t’Bajrakut t’parë u ngrit si shkëndijë,
si hark drite që çau terrin e robnisë,
me zemër drangoi e me gjak stuhie.
N'vjeshtën e mrame t'1912-ës.
kah kështjella e Lezhës ra si breshën shigjetash,
valë shqipesh me dy mijë trima,
me pushkë e shpata t’përflakta si rreze rrufeje,
gjëmoj toka, u dridhën male e fusha.
Në prag t'Lirisë, u ça errësina osmane,
zinxhirët u këputën nan hije t’shqipes.
N'Lissin e lashtë, si strehë e besës,
Preng Marka Prenga ngriti flamurin kuqezi.
n’Liss të lashtë u ngul shtiza e flamurit t'Mirditës.
Flamuri u valëvit si diell mbi gjakun,
testament i Shqipnisë t'pamvarme
Kanga e Tretë – Kreshnikët e Besës
Nuk qe mretëni, as perandori,
por qe mretëni e shpirtit,
ku çdo kullë ishte kështjellë,
e çdo grua mbante n'gji trimëninë,
si nanë që rrit zogj shqipesh.
Roma la ligje gurësh e qytetnimi,
por Mirdita shkroi mbi gjak ligjin e besës,
kanunin e Lek Dukagjinit,
një kod që s’u shemb as prej shekujsh,
as prej tradhtish e stuhish.
Nuk ishin kështjella me gurë e me mure,
por shpirti i burrave që qe fortesë.
Çdo oxhak ishte parlament i lirë,
çdo fis – një flamur i vogël,
por n'zemër të të gjithëve digjej një besë,
më e fortë se hekuri i Perandorisë.
Besa asht jetë!” – thoshin burrat,
“ma e randë se plumbi e shpata.”
Kështu u lidhën zemrat me zinxhirë nderi,
kështu u mbajt gjallë kombi n'furtunë.
“Besa asht jetë!” – thoshte gjyshi tek stërnipi,
dhe kjo fjalë u ba urë ndër shekuj,
nga kreshnikët tek trimat,
nga trimat tek bijtë e lirisë.
Kanga e Katërt – Betejat e Pavdekësisë
Sa herë armiku erdhi si bishë,
u kthye hije që s’e mbajti toka,
sepse Mirdita s’e di fjalën nanshtrim,
veç atë t'përballjes deri n'fund.
Edhe sot, mbi kreshtat e bardha të maleve,
era valëvit flamurin e përgjakun,
ku çdo valë asht jehonë betejash,
dhe çdo ngjyrë asht kujtim amshimi.
Kur komunizmi tentoi t'shkelë Mirditën,
në çdo dritare u ndez zjarr pushke.
Kur tentoi të rrëmbejë flamurin,
guri e mali u kthyen n'ushtarë.
N'Oroshin e Kryebajrakut,
e n'çdo Bajrak,udhë e çdo shteg,
Mirdita shkroi me gjak betime
që i këndoi lahuta brez pas brezi.
Kanga e Pestë – Amshimi i Flamurit
Koha rrodhi si lumë i pakthyeshëm,
por Mirdita s’u tret, s’u harrua.
Qëndron si kështjellë mbi botë,
me zemër që rreh prej shekujsh.
Asht kryengritja që s’ka fund,
asht flamuri që kurrë s’u dogj,
asht lahuta që ende këndon
për lisat që s'i thyen as stuhitë
Sot, kur koha lëviz si hije e madhe,
ende mbi kreshta valëvitet flamuri.
Nuk asht pëlhurë, por asht gjaku i derdhun,
asht besa që s’u shkel asnjëherë.
Mirdita rron si legjendë e gjallë,
si mal që kurrë nuk bie,
si kangë që nuk shuhet n'lahutë,
si zjarr që s'tretet n'furtunë.
Kanga e Gjashtë - Epilogu
Armiku erdhi si det i tërbu,
por Mirdita qe kështjellë prej mali e shpate,
shkrepëtimë pushke në çdo skutë,
dhe kushdo që guxoi ta pushtonte,
u kthye hije pa emën.
Në krye t'kohëve, burrat e saj
u banë shqipe mbi kreshta,
fluturun me krahë t'gjakosun mbi stuhitë,
e lan n'legjenda jehonën e betejave.
Si Roma që qytetënoi botën me ligj,
Mirdita i dha tokës ligjin e besës,
Kanunin e Lek Dukagjinit,
një kod ma i fortë se çeliku i shpateve,
që breznitë e ruajnë si testament t'shenjtë.
Dhe sot, nën qiellin që ende ndriçon
me yje të praruar nga historia,
Mirdita qëndron si flamur i pashuar,
mal i gjallë, zemër që rreh me shekuj.
Më shumë nga Preng S. Gjikolaj
- Mirdita – Epos I Shpirtit T'lirisë
- Ylli I Marinës (Novelë)
- Rebelimi I Dashtnisë
- Himni I Politikanëve Shqiptarë
- Dashuri Dhe Arrati
- Malli Për Ty
- Peisazh Perendimi Tek Rana Hedhun
- Gruaja
- Peisazh Perendimi N'selitë T'mirditës
- Ylli Që U Fik Para Agimit
- Ukraina
- Kanga E Diellit
- Kanga E Yjeve
- Kanga E Shkamive
- Kanga E Hanës
- Kanga E Detit
Komente 0