Preng S. Gjikolaj
Simfonia E Pranverës
Agimi i prillit shpërthen,
si një qiri i ndezun n’gonxhe vesash.
Qielli vesh bluzën e kaltër,
mbi livadhet që digjen me lule.
Fryma e flladit shkund petalet,
si dorë dashtnori mbi faqe trëndafili.
Nëpër hijet e zabelit luhet
simfonia e bilbilit, si violinë e natyrës.
Zogjt shtegtarë kthehen si vargje të harruara,
që gjejnë strofën e tyre n’fole t'vjetër.
Kanga u rrit aty ku u mësua,
si fëmijë që kthehet në gjinin e nanës.
Diku larg shiu pikon ngadalë,
me kristale të varura n'rrezet e diellit.
Shpatet e gjelbra harkojnë ylberin,
si harqe të një tempulli ngjyrash t'ndezuna.
Në mbramjen e përskuqun
nga zjarri i perendimit,
ku hana rrëzohet mbi lëndina,
vajza me buzë t'paputhuna,
ecën mbi qiellin e blertë t'livadhit,
t'popullu me yje xixëllonjash,
si kometë që çanë orbitat,
e mbështet zemrën tek krahanori i tij,
ato rrahin si dy ora binjake me një zemrek.
si një qiri i ndezun n’gonxhe vesash.
Qielli vesh bluzën e kaltër,
mbi livadhet që digjen me lule.
Fryma e flladit shkund petalet,
si dorë dashtnori mbi faqe trëndafili.
Nëpër hijet e zabelit luhet
simfonia e bilbilit, si violinë e natyrës.
Zogjt shtegtarë kthehen si vargje të harruara,
që gjejnë strofën e tyre n’fole t'vjetër.
Kanga u rrit aty ku u mësua,
si fëmijë që kthehet në gjinin e nanës.
Diku larg shiu pikon ngadalë,
me kristale të varura n'rrezet e diellit.
Shpatet e gjelbra harkojnë ylberin,
si harqe të një tempulli ngjyrash t'ndezuna.
Në mbramjen e përskuqun
nga zjarri i perendimit,
ku hana rrëzohet mbi lëndina,
vajza me buzë t'paputhuna,
ecën mbi qiellin e blertë t'livadhit,
t'popullu me yje xixëllonjash,
si kometë që çanë orbitat,
e mbështet zemrën tek krahanori i tij,
ato rrahin si dy ora binjake me një zemrek.
Më shumë nga Preng S. Gjikolaj
- Besa E Flamurit
- Balada E Gurit Gjonit
- Vjeshta E Ngjyrave
- Balada E Lumit T'urakës
- N'leskovc U Ngrit Era Shqipe
- Rei Manaj, Shigjeta E Arbënisë
- Dashtni Vjeshtore N'brigjet Urakës
- Peisazh Vjeshte N'brigjet Urakës
- Peisazh Vjeshte Tek Parku I Liqenit N'tiranë
- Me Zemër Shqipje E Gjak T'kastriotit
- Lezha, Dheu I Besëlidhjes Përjetësisë
- At Gjergj Fishta, Zani I Kombit Shqiptarë
- Epopeja E Mirditës
- Mirdita – Epos I Shpirtit T'lirisë
- Ylli I Marinës (Novelë)
- Rebelimi I Dashtnisë
Komente 0