Preng S. Gjikolaj
Balada E Gurit Gjonit
N'zemër t'Mirditës, mbi kreshta t'Valmorit,
ngrihet një gur i lashtë, si kështjellë e kohëve.
E qujnë Gur i Gjonit, gur i shenjtë i Arbënit,
aty ku era rënkon e shqipet thurin folet.
N'Valmor ngrihet si kështjellë e gdhendun,
një gur gjigand, me legjendë mbështjellun.
Selita e run si përmendore t'shenjtë,
aty ku lahuta i bie shekujve të brengtë.
Si altarë i lashtë ku betohen stuhitë,
ngrihesh, o Gur, mbi Valmor t"stërlashtë.
N'trupin tand janë gdhendun rrufetë,
me shpatë e gjak, me legjenda t'pashlyeshme.
Thonë Gjergj Kastriotii, n'flakë beteje,
me kalë t'bardhë e me shpatë rrufeje,
fluturoi nga maja si shqipe n'fluturim,
e ra n'Grykë t'Selitës, ku lumi këndon n'burim.
Nga maja jote fluturoi Dragoi i Arbënit,
me kalë të hekurt, me shpatë rrufe.
Shkrepëtima e hapave ndezi Selitën,
Uraka u ba kangë e lirisë së tij.
Shkëndija e hapave mbeti ndër kreshta,
gjurma e kalit n'shkamb, si vulë e kohës tij.
Uraka e mori n'këngë t"përjetshme,
dëshmi e trimnisë, flamur mbi dhe.
O Gur i Gjonit, katedrale monument i natyrës,
çdo plagë e jote asht faqja e historisë.
Ti run frymën e atit t'Arbënisë,
ti je flamuri i gurit,
ti je besa e lirisë!
Mbi ty lahutari ndez telin e zemrës,
kanga rrokulliset nga majat drejt fushës:
“O Gur i Gjonit, sy i Arbënisë,
krenari e Selitës, e Mirditës
ti run frymën e Kastriotit n'përjetësi!
Ti s’je gur, por flamur i ngri n'shkamb,
që i thërret brezave me klithmë shqipje.
Çdo damar i yt është plagë e hapun,
ku rënkon historia me germa krenarie.
O Gur i Gjonit, katedrale e rebelimit,
aty ku betohet shpirti i maleve.
Ti s’e njeh harrimin, s’e njeh robëninë,
ti je themeli i Arbënisë,
ti je krenaria e Selitës, Mirditës,
ti je kushtrim i lirisë"!
E kur shqipja hap krahët mbi kreshta,
ajo s’asht zog, por hije e tij e shenjtë,
që fluturon krenare mbi qiellin e Selitës,
si hyjni që run tokën e lirë e t'Shenjt t'Mirditës.

Më shumë nga Preng S. Gjikolaj
- Besa E Flamurit
- Simfonia E Pranverës
- Epopeja E Mirditës
- Mirdita – Epos I Shpirtit T'lirisë
- Ylli I Marinës (Novelë)
- Rebelimi I Dashtnisë
- Himni I Politikanëve Shqiptarë
- Dashuri Dhe Arrati
- Malli Për Ty
- Peisazh Perendimi Tek Rana Hedhun
- Gruaja
- Peisazh Perendimi N'selitë T'mirditës
- Ylli Që U Fik Para Agimit
- Ukraina
- Kanga E Diellit
- Kanga E Yjeve
Komente 0