Preng S. Gjikolaj
Hija E Vetmisë Që Tremb Epokën
Endem i vetëm rrugëve,
si hije e heshtun e kohës,
nan mugëtinën e qiejëve,
nji copë mishi i veçu prej botës.
Nan kubenë e qiellit t'gabu,
nan rreze t'diellit i lagun me hije,
nan synin e pa gjumë i zhbiru,
nan veshë t'mpreht errsine.
Pse hija ime e vetmisë tremb epokën?
Veçse përleshet n'vetmi me errsinën?
Veçse kërkon ma shum diellë për botën?
Apo veçse kërkoj t'jetoj kohën...
1990
VAZHDIMI PAS 36 VITESH
...Ende endem rrugëve si plagë pa trup,
si jehonë e humbun n'brijat e kohës,
nan qiellin që m'ranon si faj i lashtë,
tashma edhe pse i përzi me botën,
por mish që s’gjen ma zot.
Ende endem jo si njeri, por si dëshmi,
si plagë që refuzon të mbyllet n'mishin e përjetësisë,
nan nji qiell që ka harru t'falë,
ku koha sundon si mbret pa varr.
Ajo kohë tiranie,
me gishta prej hekuri që shtrydhin çastet,
që varte agimet n'litarë errsine,
dhe i numëronte frymët si taksa mbi shpirtin.
Unë s’jam vetëm trup,
jam kundërshti,
nji thikë e mprehun n'errësinën e qenies,
nji britmë që përplaset me muret dhe nuk përkulet.
Nan kubenë e nji universi t'korruptu,
ku drita ende blihet e nata shitet si paqe,
unë ndez rebelimin n'palcë,
si zjarr që s’e shun as ujë harrese.
Pse, pra, vetmia ime e tremb kohën?
A pse e kafshoj errësinën deri n'asht?
A pse i lyp dritës ma shumë se nji agim?
Apo pse kërkoj t'jetoj e jo t'mbijetoj çdo çast?
Pse hija ime e vetmisë tremb përsëri kohën?
Sepse nuk pranoj t'jem orë n'dorën e saj,
sepse nuk pranoj t'vdes n'heshtje t'matun,
sepse e përbuz rendin e saj prej zinxhirësh t'padukshëm.
Unë i kam shpallun luftë,
jo me shpata, por me ekzistencë,
jo me za, por me qëndresë,
jo për t'fitu,
por për t'mos u nanshtru.
Dhe nëse nji ditë do t"rrëzohem n'heshtjen e fundit,
le t'mos jetë ajo fitore e kohës mbi mua,
por nji çast i ngri n'përjetësi,
nji dëshmi se dikush guxoi t'mos bindet.
Le t'mbetet hija ime nji njollë n'ndërgjegjen e kohës,
si nji kujtim që s'fshihet dot,
as nga rrjedha e saj e pamëshirshme,
si nji rebelim i vogël, por i përjetshëm,
që edhe n'rënie,
refuzoi t'bahej pjesë e harresës.

2026
Më shumë nga Preng S. Gjikolaj
- Koha, Tirania Ma E Vjetër Se Përandoritë
- Shën Valentini
- Mësuesi Dardan
- Anton Çetta, Pajtues I Shpirtit Shqiptarë
- At Gjergj Fishta, Zani I Kombit Shqiptarë
- Lezha, Dheu I Besëlidhjes Përjetësisë
- Me Zemër Shqipje E Gjak T'kastriotit
- Peisazh Vjeshte Tek Parku I Liqenit N'tiranë
- Peisazh Vjeshte N'brigjet Urakës
- Dashtni Vjeshtore N'brigjet Urakës
- Rei Manaj, Shigjeta E Arbënisë
- N'leskovc U Ngrit Era Shqipe
- Balada E Lumit T'urakës
- Vjeshta E Ngjyrave
- Balada E Gurit Gjonit
- Besa E Flamurit
Komente 0