Preng S. Gjikolaj
N'leskovc U Ngrit Era Shqipe
N'Leskovc sonte u ngrit era shqipe,
me krahë prej gjaku, me frymë prej drite.
N'fushë u derdh si rrufe e Arbënit,
me zemra që rrahnin nan flamur t'Gjergj Kastriotit.
Në Leskovc sonte bubulloi Arbënia,
me zemra zjarri e krahë prej stuhie.
N'fushë zbritën bijt e shqipes së lashtë,
me flamur në gjoks e me diell n'shpirt.
Era e maleve fryu nga Kruja,
me aromë baroti, me britmë t'burrave.
U trand toka e Dardanëve t'vjetër,
kur filloi kënga e fitores së vërtetë,
si nga pushka e Adem Jasharit n'Prekaz at'natë.
U trand Ballkani n'heshtje e frikë,
kur shqipet zbarkun me sytë flakë,
si djem t'Ilirisë që s’e harrojnë gjakun,
n'tokën e stuhive i'a dhan hakun.
N'mes t'betejës, si rrufe n'erë,
u shkëput Rei Manaj, djalë i shqipes,
me hap si shpatë që pret qiellin më dysh,
e topi i tij u ba meteor i kombit.
Topi si meteor, fluturim i betimit,
u shndërrua n'shpatë t'besës e dritës,
kur rrjeta e kundërshtaritt u drodh prej krahut t'shqipes,
e zani i nji kombi shpërtheu n'qiell t'Dardanës.
N'kampin serb ra heshtja e vdekjes,
n'tribunë u ngrit zani i shekujve:
“Një gol për Flamur, për Gjakun, për Nderin!”
thërriste era mbi Leskovc t'vjetër.
“Për Dardaninë! Për Shqipninë! Për gjakun tonë!”
thërriti era mbi qiell n'Leskovc.
E n'çdo damar të lojtarëve tanë
rridhte historia me gjak titani.
Rei Manaj, si rrufe e Arbënisë,
goditi me shpirtin e maleve fisnike.
N'sytë e tij digjej gjithë historia,
nga Epiri e deri n'Dardani.
N'fund, flamuri kuqezi u valëvit mbi qiellë t'Leskovcit,
me shqipen që përshkoi kufijtë e tmerrit.
N'tokën e harrume u shkrua me dritë:
Shqipënia fitoi, dhe emni i saj s’vdes kurrë!
Në Leskovc sot s’u luajt veç ndeshje,
por nji psalm i ri n'librin e Atdheut.
Një fitore e shkrume me rreze shqipje,
n'qiellin që s’e harron kurrë emnin
SHQIPËNI!
DARDANI!
Tiranë me 12/10/2025 ora 01.00
me krahë prej gjaku, me frymë prej drite.
N'fushë u derdh si rrufe e Arbënit,
me zemra që rrahnin nan flamur t'Gjergj Kastriotit.
Në Leskovc sonte bubulloi Arbënia,
me zemra zjarri e krahë prej stuhie.
N'fushë zbritën bijt e shqipes së lashtë,
me flamur në gjoks e me diell n'shpirt.
Era e maleve fryu nga Kruja,
me aromë baroti, me britmë t'burrave.
U trand toka e Dardanëve t'vjetër,
kur filloi kënga e fitores së vërtetë,
si nga pushka e Adem Jasharit n'Prekaz at'natë.
U trand Ballkani n'heshtje e frikë,
kur shqipet zbarkun me sytë flakë,
si djem t'Ilirisë që s’e harrojnë gjakun,
n'tokën e stuhive i'a dhan hakun.
N'mes t'betejës, si rrufe n'erë,
u shkëput Rei Manaj, djalë i shqipes,
me hap si shpatë që pret qiellin më dysh,
e topi i tij u ba meteor i kombit.
Topi si meteor, fluturim i betimit,
u shndërrua n'shpatë t'besës e dritës,
kur rrjeta e kundërshtaritt u drodh prej krahut t'shqipes,
e zani i nji kombi shpërtheu n'qiell t'Dardanës.
N'kampin serb ra heshtja e vdekjes,
n'tribunë u ngrit zani i shekujve:
“Një gol për Flamur, për Gjakun, për Nderin!”
thërriste era mbi Leskovc t'vjetër.
“Për Dardaninë! Për Shqipninë! Për gjakun tonë!”
thërriti era mbi qiell n'Leskovc.
E n'çdo damar të lojtarëve tanë
rridhte historia me gjak titani.
Rei Manaj, si rrufe e Arbënisë,
goditi me shpirtin e maleve fisnike.
N'sytë e tij digjej gjithë historia,
nga Epiri e deri n'Dardani.
N'fund, flamuri kuqezi u valëvit mbi qiellë t'Leskovcit,
me shqipen që përshkoi kufijtë e tmerrit.
N'tokën e harrume u shkrua me dritë:
Shqipënia fitoi, dhe emni i saj s’vdes kurrë!
Në Leskovc sot s’u luajt veç ndeshje,
por nji psalm i ri n'librin e Atdheut.
Një fitore e shkrume me rreze shqipje,
n'qiellin që s’e harron kurrë emnin
SHQIPËNI!
DARDANI!
Tiranë me 12/10/2025 ora 01.00
Më shumë nga Preng S. Gjikolaj
- Rei Manaj, Shigjeta E Arbënisë
- Balada E Lumit T'urakës
- Vjeshta E Ngjyrave
- Balada E Gurit Gjonit
- Besa E Flamurit
- Simfonia E Pranverës
- Epopeja E Mirditës
- Mirdita – Epos I Shpirtit T'lirisë
- Ylli I Marinës (Novelë)
- Rebelimi I Dashtnisë
- Himni I Politikanëve Shqiptarë
- Dashuri Dhe Arrati
- Malli Për Ty
- Peisazh Perendimi Tek Rana Hedhun
- Gruaja
- Peisazh Perendimi N'selitë T'mirditës
Komente 0