Preng S. Gjikolaj
Peisazh Vjeshte N'brigjet Urakës
N'brigjet Urakës rrjedh lumi i artë,
rrjedh si kujtim i njomë n'damarë toke.
Gjethet digjen ngadalë n'flakë t'mallit,
si letra t'dërguara qiellit ndër rrezet t'diellit.
Era përkëdhel ujin, flet me gurët ndër rrjedhë,
si plak i urtë që rrëfen legjenda,
ku nuset dikur lanin shamitë e dashtnisë,
e burrat i pritnin me kang ndër brenga.
Tash fryn nji psherëtimë n'çdo degë t'tha,
nji zog e çon kangën n'muzg si amanet.
N'çdo hap shkel nji yll që ka ra,
n'çdo fletë ndjej nji zemër që tretet.
Uraka hesht, por heshtje që flet,
si gruaja që ruan sekretin e motit.
N'ujin e saj, vjeshta la fustan t'artë,
dhe shpirti im, përkulur, puth hijen e qiellit.
O Vjeshtë, murgë e artë që zbret nga qiejt,
me rrobat prej dritash e gjethe t'flakta,
pse u ndale n'brigjet e Urakës sime,
t'lësh psalmin tand mbi ujin që flet me hije t'gjakta?
Rrjedh lumi si fjala e Zotit n'heshtje,
mbart kujtimet e motit nan velin e mjegullës.
Secila gjethe, nji shpirt që tretet,
secila erë, nji frymë që fshin trishtimet.
N'gjelbërimin që shuhet, shoh dritën që lind,
n'çdo shkulm uji shoh synin e përjetësisë.
Këtu, ku guri ruan kujtimin e erës,
jeta rrjedh si uratë nan dritën e përhumbjes.
Ah, Urakë frymëmarrje e vendit tim,
ti tempull i diellit që shuhet n'vetmi,
çdo pëshpëritje jote m'fal bekim,
çdo hije jote m'fal amshim.
U përkula pranë ujit si pelegrin,
e putha gjethet që ranë si yje mbi valë,
se vjeshta, kjo murgeshë e bukurisë vdekun,
më mësoi se edhe shuarja ka dritë, edhe fundi ka mall.

Më shumë nga Preng S. Gjikolaj
- Peisazh Vjeshte Tek Parku I Liqenit N'tiranë
- Me Zemër Shqipje E Gjak T'kastriotit
- Lezha, Dheu I Besëlidhjes Përjetësisë
- At Gjergj Fishta, Zani I Kombit Shqiptarë
- Anton Çetta, Pajtues I Shpirtit Shqiptarë
- Mësuesi Dardan
- Shën Valentini
- Koha, Tirania Ma E Vjetër Se Përandoritë
- Hija E Vetmisë Që Tremb Epokën
- Në Ekskursion
- Pranvera, Stina E Rilindjes
- N'sytë E Tu Gjeta Shtëpinë
- Dardania
- Balada E Pranverës
- Balada E T'burgosunit Politik
- Peisazh Pranvere N'parkun E Liqenit N'tiranë
Komente 0