Preng S. Gjikolaj
Në Ekskursion
Është e diele. Ditë pushimi. Pranvera sapo ka trokitur duke veshur gjithçka me rrobat e reja të blerta, të përshtatura sipas formës së maleve, shpateve, kodrave, luginave, bregoreve, lëndinave etj, etj.
Nisemi për në ekskursion.
Destinacioni bjeshkët mbi qytetin e vogël të shtrirë bregut të lumit të kaltër. Nisemi sapo zbardh agimi. Sapo dielli nis të përskuq majat. Në lagjen e fshatit përballë qytetit të vogël dëgjohet monofonia e më pas polifonia e gjelave nëpër kotece. Nëpër oborre dëgjohen të lehurat e qenëve. Rruga gjarpëron shpatit të pjerrët që ngrihet thikë mbi luginën gjarpërore të lumit të kaltër. Sapo dielli nxjerr synë mbi kreshta, mjegulla që kishte mbuluar luginën si detë i trazuar nis të rrallohet duke u shëndërruar në një tyl të stërmadhë e të trashë. Ne ngjitemi shpatit, e tyli nis të rrallohet e ne dallojmë siluetat e pallateve e të ndërtesave të qytetit tonë të vogël ngritur në bregun e lumit kaltërosh. Ne ngjitemi, pas nesh ngjitet edhe mjegulla duke u shpërndarë në shtëllunga me forma të quditëshme e duke vrapur e tretur drejt kaltërsisë.
Pas rreth një ore rrugëtim nëpër leqet nga ku kalon udha për t'u ngjitur në bjeshkë, para nesh shpaloset pllaja e bjeshkës me hapsirë të pa anë. E populluar me gropa që vendasit i quajnë hurdha të përftuara nga epoka e akullnajave. Livadhet, minikodrat e buta si duna, apo edhe si piramida jan të mbuluara nga bardhësia e Lulezojës (Narcius Poeticus). Mbi valët e Lulezojës të përftuara nga flladi i erës, vallzojnë fluturat krahëshkruara, këndojnë e vallzojnë zogjtë "patriotë" dhe ata "mërgimtarë". Vrapon ndonjë lepur, zhurmojnë grupe thëllënxash kur flururojnë. Në kupën e kaltër të qiellit me horizonte shumë të largëta vigjëlojnë shqipet e skifterët.
Pushimi i radhës është buza e bjeshkës, pikërisht aty ku çdo ditë ne shikojmë vijën e horizontit. Të gjithë qeshim, kur mendojmë se nga poshtë, pikërisht në vendin që tani jemi ulur, qielli bashkohet me tokën, ndërsa tani duket në formë kubeje e pa anë. Lumi duket si një vijë gjarpërushe që del e zhduket nëpër shelgje e varrinj. Ndërtesat e qytetit si kutia shumëformëshe të radhitura sipas orientimit të rrugëve, duke zbritur deri poshtë tek bregu i lumit buzë luginës së thellë si kanal. Të gjitha këto pamje shijohen si nga një helikopter.
Ne zatesim tek hurdha e madhe e cila rrethohet nga ahet shekullorë. Në hije të tyre pushojmë pak, njëkohësisht duke organizuar lojën me top. Vajzat volejboll, e ne djemt, dihet, futboll. Hurdha është e improvizuar si një stadium olimpik, por pa spektator. Në vend të spektatorëve, emocionet tona "duartrokiten" nga melodia e ëmbël e erës, nga kori i zogjëve. Bilbilin e gjyqtarit e imiton në origjinalitet bilbili me këngën e tij. Pas lojërave nisim pushimin e drekës, ku grupe-grupe sipas shoqërisë së ngushtë hamë drekën. Për ujë ndërtojmë kroje me degje bore. Pas drekës pushojmë dhe më pas nisim inspektimin e pikave strategjike puset, e mbushura me borë të përjetëshme, shpellat e guvat. Edhe disa shpate hurdhash, apo kodrash të buta jan të mbuluara me borë që është shëndërruar në kokrrizë, nga ku poshtë sajë gurgullojnë rrëketë e ujit të pastër që ngopin lëndinat.
Udha e kthimi është e mërzitëshme, duke lënë pas gjithë ato bukuri përrallore që n'a i ka fal natyra (Zoti).

Maj 1982
Më shumë nga Preng S. Gjikolaj
- Hija E Vetmisë Që Tremb Epokën
- Koha, Tirania Ma E Vjetër Se Përandoritë
- Shën Valentini
- Mësuesi Dardan
- Anton Çetta, Pajtues I Shpirtit Shqiptarë
- At Gjergj Fishta, Zani I Kombit Shqiptarë
- Lezha, Dheu I Besëlidhjes Përjetësisë
- Me Zemër Shqipje E Gjak T'kastriotit
- Peisazh Vjeshte Tek Parku I Liqenit N'tiranë
- Peisazh Vjeshte N'brigjet Urakës
- Dashtni Vjeshtore N'brigjet Urakës
- Rei Manaj, Shigjeta E Arbënisë
- N'leskovc U Ngrit Era Shqipe
- Balada E Lumit T'urakës
- Vjeshta E Ngjyrave
- Balada E Gurit Gjonit
Komente 0