Preng S. Gjikolaj
N'sytë E Tu Gjeta Shtëpinë
N'heshtjen e mëngjesit t'parë,
ti m'more n'dur si nji lutje,
dhe bota m’u duk ma e butë
nga fryma jote që m'mbulonte.
Isha veç nji rrahje e vogël,
ti ishe gjithë kuptimi im.
Ti ishe tokë e butë dhe e lashtë,
ku rrajët mija pinin jetë,
nji lis që sfidonte stuhitë,
nji kangë që s'e tret as vdekja.
N'prehnin tan mësoja botën,
pa e ditun sa e madhe ishte dashnia jote.
M'rrite me fjalë t'pathana,
me përkëdhelje që s’lanë gjurmë n'lëkurë,
por u banë rrajë n'shpirt.
N'sytë e tu gjeta shtëpinë,
atë vend ku lodhja nuk kishte emën,
dhe frika humbte udhën.
Dashtnia jonë s’kishte za t'naltë,
ishte si drita që hyn nga dritarja,
pa kërku leje, pa ba zhurmë.
Ti m'jepje gjithçka pa u dukun,
dhe unë t'desha n'mënyrën time,
si fëmija që s’di ta thotë dot “përjetë”.
Pastaj erdhi largësia,
nji udhë e gjatë mes nesh,
ku zani yt mbeti si jehonë
dhe duart e tua si kujtim i ngrohtë.
Të thërrisja n'heshtje,
dhe m'përgjigjej zemra ime.
Ah, dashtnia jonë, nji lumë i thellë,
që rrjedh pa zhurmë ndër shekuj,
ti m'dhe jetën pa kërku kthim,
unë t'dhashë mallin që s’ka fun.
N'çdo përqafim tanin kishte botë,
n'çdo largim, nji det që m'ndante.
Kur nata bije mbi shpirtin tim,
ti bahesh ylli ma i afërt,
nji dritë që s’pyet për errësinë,
nji lutje që s’ka nevojë për fjalë.
N'çdo plagë m'vjen si pranverë,
e m'mëson si rilindet shpresa.
Dashnia jote s’ka nevojë për za,
ajo rrjedh si ujë mali n'gjakun tan,
e pastër, e ngrohtë, e pashtershme,
m'mban gjallë n'çdo lodhje.
Edhe kur s’të them sa duhet “t'du”,
ti e di, se zemrat tona flasin njësoj.
O nanë, rrajë e butë e jetës sime,
sa herë t'kthehem, dua veç nji gja:
T'mbështes kryet n'prehnin tan,
si atëherë kur bota ishte e vogël.
Se pavarësisht udhëve që marr,
unë mbetem… fjala jote që u rrit.
Dhe nji ditë, pa shumë fjalë,
do t'largohesh si nji dritë që tretet ngadalë,
pa zhurmë, pa ankesa,
veç me nji shikim t'funit
që do më mbetet si amanet:
T'jetoj… edhe për ty.
ti m'more n'dur si nji lutje,
dhe bota m’u duk ma e butë
nga fryma jote që m'mbulonte.
Isha veç nji rrahje e vogël,
ti ishe gjithë kuptimi im.
Ti ishe tokë e butë dhe e lashtë,
ku rrajët mija pinin jetë,
nji lis që sfidonte stuhitë,
nji kangë që s'e tret as vdekja.
N'prehnin tan mësoja botën,
pa e ditun sa e madhe ishte dashnia jote.
M'rrite me fjalë t'pathana,
me përkëdhelje që s’lanë gjurmë n'lëkurë,
por u banë rrajë n'shpirt.
N'sytë e tu gjeta shtëpinë,
atë vend ku lodhja nuk kishte emën,
dhe frika humbte udhën.
Dashtnia jonë s’kishte za t'naltë,
ishte si drita që hyn nga dritarja,
pa kërku leje, pa ba zhurmë.
Ti m'jepje gjithçka pa u dukun,
dhe unë t'desha n'mënyrën time,
si fëmija që s’di ta thotë dot “përjetë”.
Pastaj erdhi largësia,
nji udhë e gjatë mes nesh,
ku zani yt mbeti si jehonë
dhe duart e tua si kujtim i ngrohtë.
Të thërrisja n'heshtje,
dhe m'përgjigjej zemra ime.
Ah, dashtnia jonë, nji lumë i thellë,
që rrjedh pa zhurmë ndër shekuj,
ti m'dhe jetën pa kërku kthim,
unë t'dhashë mallin që s’ka fun.
N'çdo përqafim tanin kishte botë,
n'çdo largim, nji det që m'ndante.
Kur nata bije mbi shpirtin tim,
ti bahesh ylli ma i afërt,
nji dritë që s’pyet për errësinë,
nji lutje që s’ka nevojë për fjalë.
N'çdo plagë m'vjen si pranverë,
e m'mëson si rilindet shpresa.
Dashnia jote s’ka nevojë për za,
ajo rrjedh si ujë mali n'gjakun tan,
e pastër, e ngrohtë, e pashtershme,
m'mban gjallë n'çdo lodhje.
Edhe kur s’të them sa duhet “t'du”,
ti e di, se zemrat tona flasin njësoj.
O nanë, rrajë e butë e jetës sime,
sa herë t'kthehem, dua veç nji gja:
T'mbështes kryet n'prehnin tan,
si atëherë kur bota ishte e vogël.
Se pavarësisht udhëve që marr,
unë mbetem… fjala jote që u rrit.
Dhe nji ditë, pa shumë fjalë,
do t'largohesh si nji dritë që tretet ngadalë,
pa zhurmë, pa ankesa,
veç me nji shikim t'funit
që do më mbetet si amanet:
T'jetoj… edhe për ty.
Më shumë nga Preng S. Gjikolaj
- Pranvera, Stina E Rilindjes
- Në Ekskursion
- Hija E Vetmisë Që Tremb Epokën
- Koha, Tirania Ma E Vjetër Se Përandoritë
- Shën Valentini
- Mësuesi Dardan
- Anton Çetta, Pajtues I Shpirtit Shqiptarë
- At Gjergj Fishta, Zani I Kombit Shqiptarë
- Lezha, Dheu I Besëlidhjes Përjetësisë
- Me Zemër Shqipje E Gjak T'kastriotit
- Peisazh Vjeshte Tek Parku I Liqenit N'tiranë
- Peisazh Vjeshte N'brigjet Urakës
- Dashtni Vjeshtore N'brigjet Urakës
- Rei Manaj, Shigjeta E Arbënisë
- N'leskovc U Ngrit Era Shqipe
- Balada E Lumit T'urakës
Komente 0