Preng S. Gjikolaj
Dardania
Poemë (Epos I Plagës Dhe I Qëndresës)
N'fillim nuk ishte heshtje,
ishte za.
Za i lashtë si gurët e maleve,
si deti që përplaset n'brigjet e Ilirisë.
Nga thellësitë e kohës u ngritën hijet e mbretënve,
me kunora prej florini e shpata prej rrufeje:
Genti, që mbante mbi supe fatin e nji populli,
Agroni, që i dha detit emnin e trimënisë,
Teuta, si valë e egër që nuk u përkul.
Ata flisnin n'erë:
“Mos u harroni, bij t'dheut Ilir,
se gjaku nuk shuhet,
ai veç ndërron shekuj”.
Dhe koha rrodhi si Drini nëpër plagë.
U ngrit nji tjetër lis,
Gjergj Kastrioti Skënderbeu,
me shpatën që priste terrin si dritë,
me besën që mbante nji komb n'kambë.
Ai nuk ishte veç burrë,
ishte nji epokë që nuk pranoj t'vdiste.
Dhe kështu, shekujt u banë rojtarë,
si gurë në nji mur që nuk shembet.
Por erdhi koha kur dheu sërish u përgjak,
kur historia u kthye n'plagë t'hapun.
Në natën kur qielli u ça si plis i vjetër,
dhe yjet ranë si lot burrash mbi dhe,
erdhi marsi me zjarr n'shpinë,
si një kalorës i zi që shkelte mbi gjurmë fëmijësh,
ku Adem Jashari me 58 zemra
u banë nji gjoks n'amshim.
Më 24 mars, fundi i nji shekulli,
qielli u çel si plagë e re,
dhe zjarri ra mbi tokë si drejtësi e vonume.
Por para se drita t'vinte,
errësina kishte ba kasaphanën e saj.
Më 24 mars, kapërcyelli shekullit njizet,
kur toka u drodh si zemra e nanës para mortit,
krisi nji bubullimë e largët,
jo prej reve, por prej drejtësisë që vonë zgjohej.
Qielli u ndez,
si oxhaqet e kullave n'dimën t'gjatë,
dhe mbi Dardani u hapën plagët e shekujve,
si libra t'djegun që kërkonin za.
Por poshtë,
poshtë digjej nji ferr ma i vjetër se vetë nata.
Por para se drita t'vinte,
errësina kishte ba kasaphanën e saj.
Dardania u ba nji nanë me mijëra plagë,
nji tokë që thërriste bijtë e vet nëpër flakë.
U ngrit makineria e zezë Millosheviçjane,
si nji dragua–përbindësh me mijëra gojë,
që përpinte fshatra me flakë,
që pinte ujë nëpër puse gjaku.
Fshatrat u banë hi,
si bukë e harrume n'zjarrin e hasmit.
Fshatrat u dogjën si kangë t'ndalume,
kullat ranë si pleq t'lodhun,
dhe rrugët u mbushën me ikje,
nji det njerëzish që kërkonte nji breg.
Gratë u kthyen n'vajtime të gjalla,
fëmijët n'zogj pa fole, pa qiell.
Rrugët u mbushën me ikje,
nji lumë njerëzish pa brigje,
nji lumë që nuk dinte ku derdhej,
veç n'dhimbjen e botës.
Nji milion shpirtna u shkulën nga toka,
si rrajë t'këputuna nga stuhia.
Dhjetë mijë yje ranë mbi dhe,
duke u ba dritë për t'gjallët,
duke u ba themel i Dardanisë së re.
Nji milion hapa u shkulën nga dheu,
si rrajë që kërkonin prapë tokën e vet.
Nji milion shpirtna u banë erë,
që trokiste n'dyert e huaja me gjuhë t'përgjakun.
Dhe toka,
toka mbeti me plagë t'hapuna,
me vorre që nuk kishin emna,
me eshtna që flisnin n'heshtje,
nëpër gropa masive t'hapuna n'errsinë.
N'errësinë u hapën vorre t'fshehta,
si gojë nate që përpinin t'vërtetën,
nga Dardania deri n'dhe t'Serbisë,
ku edhe dheu turpënohej t'mbante fshehtësi.
Por historia nuk asht veç mort.
Nga hini u ngritën bijtë e saj,
si lisa që nuk i përkul stuhia.
N'male u dëgjua nji za,
jo britmë, por betim.
UÇK-ja u bë si rrufe mali,
si pushkë që këndon n'gjuhën e lirisë,
si shqipe që shqyen errësinën
dhe i hap qiellin dritës.
N"mes t'kësaj nate,
u ngrit nji kullë që nuk u dorëzua.
Adem Jashari,
me 58 zemra rreth tij,
u ba legjendë e gjallë n'flakë.
Kulla e tij nuk ishte veç shtëpi,
ishte nji betim i gdhendun n"gur:
“Liria nuk jepet—ajo merret me gjak.”
Plumat ranë me flakë si shi e breshën,
por ai qëndroi si mal.
Dhe kur ra,
nuk u rrëzua,
u ngrit në përjetësi.
Nëpër male,
u dëgjua nji tjetër kangë,
kanga e pushkës që flet shqip.
Zahir Pajaziti,
si era e parë e kryengritjes,
që ndezi zjarrin në zemrat e rinisë.
Fehmi Lladrovci
dhe Xhevë Lladrovci,
si dy shqipe në nji fluturim,
që nuk njohën ndarje,
as n'jetë, as n'vdekje.
Agim Ramadani,
me hartën e lirisë n'dorë,
që e shkallmoi kufinin me gjak n'Koshare,
bashkë me 187 dëshmorë.
Gaspër Karaqi, Pal Paluca, Luan Haradinaj,
dhe shumë e shumë t'tjerë,
emna që nuk i mban dot letra,
por i mban toka.
Ata nuk ishin vetëm njerëz,
ishin kapituj t'gjallë t'historisë,
ishin kangë që nuk mbarojnë.
Dhe përballë tyne
nji popull i tanë,
me dur t'zbrazëta, por me zemër të plotë.
Ata nuk ishin veç luftëtarë,
ishin gurë t'çmu, relike për Dardani,
ishin kangë t'pathana,
ishin vetë zemra që rrihte për tokën Dardane.
E diku tjetër,
n'heshtjen që flet ma fort se krisma,
nji burrë mbante nji flamur pa gjak, fjalën.
Rugova, si nji lis i qetë n'stuhi,
rrinte i palëkundun n'besë,
duke e shkru dhimjen n'dyert e botës,
si nji letër që nuk digjet.
Ibrahim Rugova
si nji dritë e qetë n'errësinë,
e çoi plagën e Dardanis përtej kufijve,
duke e ba botën dëshmitare.
Në nji anë pushka,
në tjetrën fjala
dhe të dyja u banë nji urë drejt botës.
Dy rrugë, nji me pushkë, nji me fjalë,
por nji zemër, nji emën:
Dardania e Lirë!
Dhe dita erdhi,
si nji agim i vonu pas nji nate shekullore.
Dhe erdhi qershori i fundshekullit njizet,
si nji agim që kishte humbun rrugën për shekuj.
Më 13 qershor 1999,
kur errësina u tërhoq si ujk i plagosun,
u kthyen hapat,
u kthyen emnat,
u kthye fryma n'kullat pa çati.
U kthyn njerëzit,
si zogj n'foletë e djeguna,
si kangë n'buzët e fëmijëve.
Dardania u ngrit,
jo si nji vend i zakonshëm,
por si nji plagë që mësoi t'bahej dritë.
Dardania u ngrit,
si feniksi nga hini i vet,
me plagë n'trup,
por me dritë n'sy.
Dhe sot,
kur era prek fushat e saj,
ajo nuk asht veç erë,
asht zani i atyne që ranë.
Asht kanga e 10 mijë shpirtnave,
që u banë yje mbi kët tokë.
Asht betimi i nji populli,
që nuk u shua,
që nuk u përkul,
që u ba vetë histori.
N'prushin e zemrave dardane,
n'prushin e gjakut që s'u shua kurr,
që s'u shua ndër mote e shekuj, ndër breza dardanësh,
u farkëtua dalta e artë që gdheni,
që gdheni n'gur t'kujtesës,
që gdheni n'shkamb amshimi,
17 SHKURTIN 2008
Datë kur kuvendi Dardanëve,
shpalli truallin e tyne SHTET.
Ditë kur toka ushtoi si kushtrim i lashtë lirie,
ditë kur agimi u çel mbi plagë si lulëzim shprese.
Ditë kur liria u ngrit si dritë mbi plagë e mbi dhé,
kur fjala u ba besë, andrra realitet dhe Dardania u shpall SHTET
SHTET i shqipes në nder e përjetësi.
Dhe sot Dardania,
kur era kalon mbi fushat e saj,
ajo flet me zana t'lashtë e t'rinj bashkë.
me mbretën ilirë,
me Gjergj Kastriotin,
me Adem Jasharin,
me dr. Ibrahim Rugovën,
me Anton Çetën,
me trima t'maleve,
me dëshmorë t'rinj që u banë yje.
Ky nuk asht fundi,
asht vazhdimi i nji kange.
Nji kangë që nis me Ilirinë,
kalon nëpër Gjergj Kastriotin,
digjet n'Jasharët,
rrezon n'kauzën Rugoviane,
falet me besën pajtimtare t'Anton Çetës
dhe jeton në çdo frymë lirie.
Sepse Dardania
nuk asht veç tokë e shqipes.
Asht betim.
Asht gjak.
Asht histori që nuk vdes kurrë.
ishte za.
Za i lashtë si gurët e maleve,
si deti që përplaset n'brigjet e Ilirisë.
Nga thellësitë e kohës u ngritën hijet e mbretënve,
me kunora prej florini e shpata prej rrufeje:
Genti, që mbante mbi supe fatin e nji populli,
Agroni, që i dha detit emnin e trimënisë,
Teuta, si valë e egër që nuk u përkul.
Ata flisnin n'erë:
“Mos u harroni, bij t'dheut Ilir,
se gjaku nuk shuhet,
ai veç ndërron shekuj”.
Dhe koha rrodhi si Drini nëpër plagë.
U ngrit nji tjetër lis,
Gjergj Kastrioti Skënderbeu,
me shpatën që priste terrin si dritë,
me besën që mbante nji komb n'kambë.
Ai nuk ishte veç burrë,
ishte nji epokë që nuk pranoj t'vdiste.
Dhe kështu, shekujt u banë rojtarë,
si gurë në nji mur që nuk shembet.
Por erdhi koha kur dheu sërish u përgjak,
kur historia u kthye n'plagë t'hapun.
Në natën kur qielli u ça si plis i vjetër,
dhe yjet ranë si lot burrash mbi dhe,
erdhi marsi me zjarr n'shpinë,
si një kalorës i zi që shkelte mbi gjurmë fëmijësh,
ku Adem Jashari me 58 zemra
u banë nji gjoks n'amshim.
Më 24 mars, fundi i nji shekulli,
qielli u çel si plagë e re,
dhe zjarri ra mbi tokë si drejtësi e vonume.
Por para se drita t'vinte,
errësina kishte ba kasaphanën e saj.
Më 24 mars, kapërcyelli shekullit njizet,
kur toka u drodh si zemra e nanës para mortit,
krisi nji bubullimë e largët,
jo prej reve, por prej drejtësisë që vonë zgjohej.
Qielli u ndez,
si oxhaqet e kullave n'dimën t'gjatë,
dhe mbi Dardani u hapën plagët e shekujve,
si libra t'djegun që kërkonin za.
Por poshtë,
poshtë digjej nji ferr ma i vjetër se vetë nata.
Por para se drita t'vinte,
errësina kishte ba kasaphanën e saj.
Dardania u ba nji nanë me mijëra plagë,
nji tokë që thërriste bijtë e vet nëpër flakë.
U ngrit makineria e zezë Millosheviçjane,
si nji dragua–përbindësh me mijëra gojë,
që përpinte fshatra me flakë,
që pinte ujë nëpër puse gjaku.
Fshatrat u banë hi,
si bukë e harrume n'zjarrin e hasmit.
Fshatrat u dogjën si kangë t'ndalume,
kullat ranë si pleq t'lodhun,
dhe rrugët u mbushën me ikje,
nji det njerëzish që kërkonte nji breg.
Gratë u kthyen n'vajtime të gjalla,
fëmijët n'zogj pa fole, pa qiell.
Rrugët u mbushën me ikje,
nji lumë njerëzish pa brigje,
nji lumë që nuk dinte ku derdhej,
veç n'dhimbjen e botës.
Nji milion shpirtna u shkulën nga toka,
si rrajë t'këputuna nga stuhia.
Dhjetë mijë yje ranë mbi dhe,
duke u ba dritë për t'gjallët,
duke u ba themel i Dardanisë së re.
Nji milion hapa u shkulën nga dheu,
si rrajë që kërkonin prapë tokën e vet.
Nji milion shpirtna u banë erë,
që trokiste n'dyert e huaja me gjuhë t'përgjakun.
Dhe toka,
toka mbeti me plagë t'hapuna,
me vorre që nuk kishin emna,
me eshtna që flisnin n'heshtje,
nëpër gropa masive t'hapuna n'errsinë.
N'errësinë u hapën vorre t'fshehta,
si gojë nate që përpinin t'vërtetën,
nga Dardania deri n'dhe t'Serbisë,
ku edhe dheu turpënohej t'mbante fshehtësi.
Por historia nuk asht veç mort.
Nga hini u ngritën bijtë e saj,
si lisa që nuk i përkul stuhia.
N'male u dëgjua nji za,
jo britmë, por betim.
UÇK-ja u bë si rrufe mali,
si pushkë që këndon n'gjuhën e lirisë,
si shqipe që shqyen errësinën
dhe i hap qiellin dritës.
N"mes t'kësaj nate,
u ngrit nji kullë që nuk u dorëzua.
Adem Jashari,
me 58 zemra rreth tij,
u ba legjendë e gjallë n'flakë.
Kulla e tij nuk ishte veç shtëpi,
ishte nji betim i gdhendun n"gur:
“Liria nuk jepet—ajo merret me gjak.”
Plumat ranë me flakë si shi e breshën,
por ai qëndroi si mal.
Dhe kur ra,
nuk u rrëzua,
u ngrit në përjetësi.
Nëpër male,
u dëgjua nji tjetër kangë,
kanga e pushkës që flet shqip.
Zahir Pajaziti,
si era e parë e kryengritjes,
që ndezi zjarrin në zemrat e rinisë.
Fehmi Lladrovci
dhe Xhevë Lladrovci,
si dy shqipe në nji fluturim,
që nuk njohën ndarje,
as n'jetë, as n'vdekje.
Agim Ramadani,
me hartën e lirisë n'dorë,
që e shkallmoi kufinin me gjak n'Koshare,
bashkë me 187 dëshmorë.
Gaspër Karaqi, Pal Paluca, Luan Haradinaj,
dhe shumë e shumë t'tjerë,
emna që nuk i mban dot letra,
por i mban toka.
Ata nuk ishin vetëm njerëz,
ishin kapituj t'gjallë t'historisë,
ishin kangë që nuk mbarojnë.
Dhe përballë tyne
nji popull i tanë,
me dur t'zbrazëta, por me zemër të plotë.
Ata nuk ishin veç luftëtarë,
ishin gurë t'çmu, relike për Dardani,
ishin kangë t'pathana,
ishin vetë zemra që rrihte për tokën Dardane.
E diku tjetër,
n'heshtjen që flet ma fort se krisma,
nji burrë mbante nji flamur pa gjak, fjalën.
Rugova, si nji lis i qetë n'stuhi,
rrinte i palëkundun n'besë,
duke e shkru dhimjen n'dyert e botës,
si nji letër që nuk digjet.
Ibrahim Rugova
si nji dritë e qetë n'errësinë,
e çoi plagën e Dardanis përtej kufijve,
duke e ba botën dëshmitare.
Në nji anë pushka,
në tjetrën fjala
dhe të dyja u banë nji urë drejt botës.
Dy rrugë, nji me pushkë, nji me fjalë,
por nji zemër, nji emën:
Dardania e Lirë!
Dhe dita erdhi,
si nji agim i vonu pas nji nate shekullore.
Dhe erdhi qershori i fundshekullit njizet,
si nji agim që kishte humbun rrugën për shekuj.
Më 13 qershor 1999,
kur errësina u tërhoq si ujk i plagosun,
u kthyen hapat,
u kthyen emnat,
u kthye fryma n'kullat pa çati.
U kthyn njerëzit,
si zogj n'foletë e djeguna,
si kangë n'buzët e fëmijëve.
Dardania u ngrit,
jo si nji vend i zakonshëm,
por si nji plagë që mësoi t'bahej dritë.
Dardania u ngrit,
si feniksi nga hini i vet,
me plagë n'trup,
por me dritë n'sy.
Dhe sot,
kur era prek fushat e saj,
ajo nuk asht veç erë,
asht zani i atyne që ranë.
Asht kanga e 10 mijë shpirtnave,
që u banë yje mbi kët tokë.
Asht betimi i nji populli,
që nuk u shua,
që nuk u përkul,
që u ba vetë histori.
N'prushin e zemrave dardane,
n'prushin e gjakut që s'u shua kurr,
që s'u shua ndër mote e shekuj, ndër breza dardanësh,
u farkëtua dalta e artë që gdheni,
që gdheni n'gur t'kujtesës,
që gdheni n'shkamb amshimi,
17 SHKURTIN 2008
Datë kur kuvendi Dardanëve,
shpalli truallin e tyne SHTET.
Ditë kur toka ushtoi si kushtrim i lashtë lirie,
ditë kur agimi u çel mbi plagë si lulëzim shprese.
Ditë kur liria u ngrit si dritë mbi plagë e mbi dhé,
kur fjala u ba besë, andrra realitet dhe Dardania u shpall SHTET
SHTET i shqipes në nder e përjetësi.
Dhe sot Dardania,
kur era kalon mbi fushat e saj,
ajo flet me zana t'lashtë e t'rinj bashkë.
me mbretën ilirë,
me Gjergj Kastriotin,
me Adem Jasharin,
me dr. Ibrahim Rugovën,
me Anton Çetën,
me trima t'maleve,
me dëshmorë t'rinj që u banë yje.
Ky nuk asht fundi,
asht vazhdimi i nji kange.
Nji kangë që nis me Ilirinë,
kalon nëpër Gjergj Kastriotin,
digjet n'Jasharët,
rrezon n'kauzën Rugoviane,
falet me besën pajtimtare t'Anton Çetës
dhe jeton në çdo frymë lirie.
Sepse Dardania
nuk asht veç tokë e shqipes.
Asht betim.
Asht gjak.
Asht histori që nuk vdes kurrë.
Më shumë nga Preng S. Gjikolaj
- N'sytë E Tu Gjeta Shtëpinë
- Pranvera, Stina E Rilindjes
- Në Ekskursion
- Hija E Vetmisë Që Tremb Epokën
- Koha, Tirania Ma E Vjetër Se Përandoritë
- Shën Valentini
- Mësuesi Dardan
- Anton Çetta, Pajtues I Shpirtit Shqiptarë
- At Gjergj Fishta, Zani I Kombit Shqiptarë
- Lezha, Dheu I Besëlidhjes Përjetësisë
- Me Zemër Shqipje E Gjak T'kastriotit
- Peisazh Vjeshte Tek Parku I Liqenit N'tiranë
- Peisazh Vjeshte N'brigjet Urakës
- Dashtni Vjeshtore N'brigjet Urakës
- Rei Manaj, Shigjeta E Arbënisë
- N'leskovc U Ngrit Era Shqipe
Komente 0