Preng S. Gjikolaj
Himni I Politikanëve Shqiptarë
Thyen pasqyrën e vetes,
u shpallën kërthizë e botës,
qendra e gravitetit n’zemër t’kozmosit.
Privatizun diellin,
e i shitën rrezet me akciza,
blejnë hanën si trofe për koleksion.
Thanë oqeanet, lumejt
I thanë me urinë e pushtetit,
yjet i grumbullun n’kasaforta bankash,
n'bursë i hodhën galaktikat,
si vrima të zeza që përpijnë gjithçka.
N’fund… dogjën kartën e memories,
e mendja u struk në origjinë primitive,
reflekse t’kushtëzume, e t’pakushtëzume,
si bishë e vjetër, e ngujume n’trunin modern.
u shpallën kërthizë e botës,
qendra e gravitetit n’zemër t’kozmosit.
Privatizun diellin,
e i shitën rrezet me akciza,
blejnë hanën si trofe për koleksion.
Thanë oqeanet, lumejt
I thanë me urinë e pushtetit,
yjet i grumbullun n’kasaforta bankash,
n'bursë i hodhën galaktikat,
si vrima të zeza që përpijnë gjithçka.
N’fund… dogjën kartën e memories,
e mendja u struk në origjinë primitive,
reflekse t’kushtëzume, e t’pakushtëzume,
si bishë e vjetër, e ngujume n’trunin modern.
Komente 0