Preng S. Gjikolaj
Rebelimi I Dashtnisë
Kur t'putha nata eksplodoi si molotov,
m’u ça zemra n’shkallë betoni, pa kontroll.
Gjaku m’u ba graffiti i kuq n’damar,
shija e puthjes alkool ilegal, zjarr.
Buzët e tua, brisk që pret n’errësinë,
ma thithën shpirtin si dragë përbindshe.
Gjuha jote rrufe që shkrin errsinën,
m’përvëloi çdo nerv, m’shkuni si tërmet.
Trupat u përplasën, duel pa rregulla,
shtrati u kthy n’arenë ku shpërthen zemra.
Prekja jote, plumb i ngrohtë n’krahanor,
m’u fut n'zemër, n’palcë, m’shkuni si meteor.
Dashtnia jonë nuk asht “romancë për vargje”,
po stuhí urbane, mur t’ba me grafite t’lagta.
Puthje, psherëtimë n’frekuencë t'pafund,
që shkrijnë sekondën, e shëndrrojn n'shekuj.
N’ekstazë u tretëm, një trup, një rrymë,
u bamë hije që shpërthejnë n’përplasje,
n’valë që puthen me erën, përleshen me bregun.
Pshertima nektarë, dridhje që t’shpon,
na lidhi n’drita puthjesh që s’fiken kurrë.
N'fund shpërthyem, jo thjesht trup me trup,
po si dy të arratisun nga burgu i natës.
Çdo dridhje u ba shpërthim, çdo ofshamë protestë,
na lidhi përjetë puthja që ndezi kryengritjen.

Më shumë nga Preng S. Gjikolaj
- Ylli I Marinës (Novelë)
- Mirdita – Epos I Shpirtit T'lirisë
- Himni I Politikanëve Shqiptarë
- Dashuri Dhe Arrati
- Malli Për Ty
- Peisazh Perendimi Tek Rana Hedhun
- Gruaja
- Peisazh Perendimi N'selitë T'mirditës
- Ylli Që U Fik Para Agimit
- Ukraina
- Kanga E Diellit
- Kanga E Yjeve
- Kanga E Shkamive
- Kanga E Hanës
- Kanga E Detit
- Nana Tereze
Komente 0