Preng S. Gjikolaj
Mirdita – Epos I Shpirtit T'lirisë
(Poemë)
Nan qiellin e amshu t’Pellazgjisë,
ku era e maleve pëshpërit gjuhën e lashtë,
ku yjet flasin me gjuhën e gurëve të lashtë,
mbi trollin e hekurt t'Pirustëve t’Ilirisë,
ngrihet Mirdita – rrajë e pashkulshme e historisë.
Ajo shtrihet si kështjellë mbi male,
me damarë gjaku që këndojnë epope,
si Roma e lashtë që i fali botës qytetënim,
por me shpirtin rebel
që kurrë s’u gjunjëzu nan pushtim.
N'damarët e saj rrjedh zjarri i maleve,
kanga e lahutës që zgjon armët,
e çdo gurë rruge asht dëshmi besëdhënie,
ku gjaku e nderi mbahen si flamur.
Male t'ngrituna mbi qiell,
si shpatulla të titanëve që mbajnë botën pa u lodhun,
gurë që mbajnë gjurmët e betejave dhe gjakut të derdhun,
kulla që lindën e rritën histori
dhe lisat e lashtë që tundin degët si duar t'shtrime për guximin.
Këtu lind çdo betim:
Asnjë pushtues nuk e thyen zemrën,
asnjë perandori nuk mund të fshijë emnin e Mirditës.
Një fëmijë hedh gurin e parë mbi rrugë,
si Leka i Madh, kur ishte i vogël
që provoi forcën e tij.
Një vajzë buzëqesh si princesha Olimpi,
kur lindi Lekën e Madh,
ndërsa dielli lind mbi male,
drita e tij asht flamur i shpirtit që nuk nënshtrohet.
Çdo hap asht betim, çdo hap asht trashëgimi,
dhe çdo fëmijë mëson se guximi trashëgohet.
Gruaja mban bukën dhe fjalën,
si nanë e atdheut që mbron zjarrin e shpisë.
Burri run pushkën dhe nderin,
si Gjergj Kastrioti dhe Prenk Bib Doda,
si çdo hero që sfidoi perandoritë.
Çdo kështjellë që ra, çdo gur që u pre,
nuk mund t'shujë flakën që digjet në zemrat e tyne.
Nan hije t'lisave t'lashtë t'Shpalit,
ku avujt e historisë fluturojnë mbi gurët e kalldramu,
shihen hapat e legjendarëve që mbajtën flamurin e gjakut dhe besës,
ku çdo pëllamë toke asht dëshmi se:
Kush guxon t'prekë Mirditën,
prek me dorë gurin e betimit,
ka prek fuqinë e barotit.
Male që flasin, shkëmbinj që dëgjojnë,
kulla mbi kreshta që lindën kreshnikë,
rrugë që mbajnë gjurmët e kryengritësve,
pllamët e fushave ku dikur u derdh gjaku,
lumenjtë që bartin histori t'betimit,
gjithçka thërret:
— Mirdita nuk ka ra kurrë!
Atje ku shqipet e zanat,
vallzojnë mbi kreshta e mrize,
atje ku ndizet kanuni Lek Dukagjinit
si flaka pajtimtare,
atje ku rrojn mikpritja, nderi e besa.
Fëmijët mësojnë legjendat ndërsa heqin gurë mbi rrugët e maleve,
bajnë lojëna që kujtojnë beteja.
Gratë kënojnë kangët e vajit
që mbajnë gjallë emnat e trimave.
Burrat sokollijn gjamën e maleve,
duke shkru historinë e t'ranëve,
si Homeri për herojt e Trojës,
një radhë, një rrjedhë, një brezni që nuk e ka humbun kurrë frymën.
N'telt lahutës, e n'kangën maj krahu,
rrjeshtohen Princi me të 12 flamurtarët,
si 12 apostujt e t'birit Zotit
që dha jetën n'kryq për mëkatet e njerëzimit.
Rrjeshtohen emna, ftyra e histori
që mbajtën mbi supe peshën e kohnave,
n'gojë t'përflakun t'dragojve grabitqarë.
Drita dhe hijet bashkohen n'valle t'heshtun,
ulërimat e maleve përzihen me kangët e fushave,
dhe çdo frymë thërret:
— Mirdita asht e gjallë,
dhe do të jetë e gjallë përjetësisht!
Asnjë pallat, asnjë kështjellë, asnjë monedhë e artë e blerë
nuk mund t'shes kët zjarr
që digjet në çdo zemër.
Çdo brez e mëson kët betim:
zemra e Mirditës rreh mbi male,
drita e saj nuk shuhet,
shpirti i bashkimit nuk thyhet kurrë.
N'fusha dhe shkambi,
zanat e t'parëve këndojnë ende,
këndojnë për lirinë që s’u shit,
për gjuhën që nuk u fshi,
për fenë e zakonet që mbijetun për 2000 vjet,
dhe për flakët që digjen ende
në sytë e fëmijëve që ecin n'kto male.
Kjo asht Mirdita:
Një mural i përjetshëm i guximit, besës dhe lirisë,
një Katedrale ku i luten e falen Zotit t'njerëzisë.
Një histori që rritet me çdo gjeneratë,
një flakë që digjet mbi male, mbi fusha, mbi zemra,
një betim që nuk shuhet kurrë,
përjetësisht.

Më shumë nga Preng S. Gjikolaj
Komente 0