Preng S. Gjikolaj
Gruaja
Ajo që lind jetën,
që ringjall vetveten,
një agim që shpërthen
si një yll i ri në heshtjen e universit.
Gjoksi i saj, dy galaktika që rrotullohen,
barku i saj, një hanë pjellore,
buzët e saj, zjarr që djeg
dhe ngroh orbitat e ftohta të shpirtit.
Ajo asht pus i thellë sekreti,
ku shtrihet rruga e qumështit,
asht oqean i pafund dashtnie
ku yjet bien si pika shiu.
Gruaja asht dashtni,
dhe plagë e tradhtisë,
asht thjeshtësia e një frymëmarrjeje,
por dhe shkreptima që ndan qiellin më dysh.
Asht krenaria e maleve,
brishtësia e një petali,
asht përkulje,
asht ngritje,
asht feniks që ndizet sërish
nga hini i vetvetes.
Ajo është gjithçka:
një univers i gjallë
që fsheh brenda gjoksit
ekstazën e yjeve,
misterin e kohës,
trupin e amshimit.
Kur ajo dashuron,
galaktikat marrin flakë,
planetët rrotullohen më shpejt,
dhe drita e saj
ban edhe errësinën t"skuqet nga turpi.
që ringjall vetveten,
një agim që shpërthen
si një yll i ri në heshtjen e universit.
Gjoksi i saj, dy galaktika që rrotullohen,
barku i saj, një hanë pjellore,
buzët e saj, zjarr që djeg
dhe ngroh orbitat e ftohta të shpirtit.
Ajo asht pus i thellë sekreti,
ku shtrihet rruga e qumështit,
asht oqean i pafund dashtnie
ku yjet bien si pika shiu.
Gruaja asht dashtni,
dhe plagë e tradhtisë,
asht thjeshtësia e një frymëmarrjeje,
por dhe shkreptima që ndan qiellin më dysh.
Asht krenaria e maleve,
brishtësia e një petali,
asht përkulje,
asht ngritje,
asht feniks që ndizet sërish
nga hini i vetvetes.
Ajo është gjithçka:
një univers i gjallë
që fsheh brenda gjoksit
ekstazën e yjeve,
misterin e kohës,
trupin e amshimit.
Kur ajo dashuron,
galaktikat marrin flakë,
planetët rrotullohen më shpejt,
dhe drita e saj
ban edhe errësinën t"skuqet nga turpi.
Më shumë nga Preng S. Gjikolaj
- Peisazh Perendimi Tek Rana Hedhun
- Malli Për Ty
- Dashuri Dhe Arrati
- Himni I Politikanëve Shqiptarë
- Rebelimi I Dashtnisë
- Ylli I Marinës (Novelë)
- Mirdita – Epos I Shpirtit T'lirisë
- Epopeja E Mirditës
- Peisazh Perendimi N'selitë T'mirditës
- Ylli Që U Fik Para Agimit
- Ukraina
- Kanga E Diellit
- Kanga E Yjeve
- Kanga E Shkamive
- Kanga E Hanës
- Kanga E Detit
Komente 0