>
LETERSISHQIP
Preng S. Gjikolaj

Peisazh Perendimi Tek Rana Hedhun

Dielli lodhun ulet n'horizont t'detit,
teksa rrezet e arta treten ngadalë,
e disku ngjyroset n'të kuqrremtë.

Mbi det,
vallzojn pulëbardhat
nan ritmin e valëve,
e permi to,
re të holla, t'bardha,
si shtëllunga avulli,
si harta të panjohuna,
si zemra që rrahin,
si zogj të lirë.

Deti kaltër,
valzon ngadalë,
si perde tyli me vija
që e valvit era.
Qielli kaltër,
qëndisun hijshëm
me forma t'çuditshme
si n'kavalet piktura me telajot.

Sa më shumë shuhet drita,
aq më shumë skuqet disku,
duke ndezun detin,
duke ndezun qiellin,
duke ndezun ranën e hedhun,
tek varet shpatit prushnajë.
Duke ndezun dhe retë,
që ruajn konturet e tyne
në lojën e fundit t'dritës.
Duke ndezun edhe njerëzit
që soditin
atë peisazh perendimi.