Preng S. Gjikolaj
Peisazh Perendimi N'selitë T'mirditës
Dielli i djersitun me mjegullnajë,
n''fund t'udhës së tij,
tek zbret drejt perëndimit
skuqet ngadalë,
si ftyra e atletit n'fund t'garimit.
Qielli,
i kuqërremtë deri n'horizont,
vizaton me dorën e maleve
kufinin e ditës.
E kuqrremta rrëshqet
mbi shpatet e lindjes,
si një pasqyrë e zjarrit
që digjet n'perëndim.
Era e lindjes,
resht re t'imta
si valë deti t'qeta
që vrapojn drejt perendimit.
Ato rreshtohen
nan një marsh t'bardhë,
dhe sapo kalojn diellin
marrin ngjyrën e tij,
t'kuqërremtën e plagosun.
Shtëllungat e reve
shuhen t'përgjakuna
pas horizontit,
ndërsa disku i kuq i diellit
duket se vrapon drejt lindjes,
n'kufinin mes së kuqes që shuhet
dhe blusë
që mbushet me hije.
n''fund t'udhës së tij,
tek zbret drejt perëndimit
skuqet ngadalë,
si ftyra e atletit n'fund t'garimit.
Qielli,
i kuqërremtë deri n'horizont,
vizaton me dorën e maleve
kufinin e ditës.
E kuqrremta rrëshqet
mbi shpatet e lindjes,
si një pasqyrë e zjarrit
që digjet n'perëndim.
Era e lindjes,
resht re t'imta
si valë deti t'qeta
që vrapojn drejt perendimit.
Ato rreshtohen
nan një marsh t'bardhë,
dhe sapo kalojn diellin
marrin ngjyrën e tij,
t'kuqërremtën e plagosun.
Shtëllungat e reve
shuhen t'përgjakuna
pas horizontit,
ndërsa disku i kuq i diellit
duket se vrapon drejt lindjes,
n'kufinin mes së kuqes që shuhet
dhe blusë
që mbushet me hije.
Më shumë nga Preng S. Gjikolaj
- Gruaja
- Peisazh Perendimi Tek Rana Hedhun
- Malli Për Ty
- Dashuri Dhe Arrati
- Himni I Politikanëve Shqiptarë
- Rebelimi I Dashtnisë
- Ylli I Marinës (Novelë)
- Mirdita – Epos I Shpirtit T'lirisë
- Epopeja E Mirditës
- Simfonia E Pranverës
- Besa E Flamurit
- Balada E Gurit Gjonit
- Vjeshta E Ngjyrave
- Balada E Lumit T'urakës
- N'leskovc U Ngrit Era Shqipe
- Rei Manaj, Shigjeta E Arbënisë
Komente 0