Preng S. Gjikolaj
Kanga E Shkamive
Tek rri e i vështroj,
m'duken si statuja t'ftohta
t'gdhenduna nga koha,
që s'vështrojnë e as flasin.
Rri e i vështroj
jo për madhështinë,
as për peisazhin,
por plagët e tyne
që pikojnë kujtime të gjakut t'zanafillës.
Shkamitë janë libra t'thye,
faqe ku koha ka shkru me zjarr,
shkrime t'padeshifrueshme,
si plagët e Krishtit mbi duar.
Ata flasin pa gjuhë,
shndërrohen në apostuj t'heshtun
që dëshmojnë lindjen e botës.
Çdo çarje e tyne asht një Ungjill,
çdo rrasë e thyme një testament i mbetun,
që m'fton të lexoj
atë që nuk shkruhet dot me fjalë.
m'duken si statuja t'ftohta
t'gdhenduna nga koha,
që s'vështrojnë e as flasin.
Rri e i vështroj
jo për madhështinë,
as për peisazhin,
por plagët e tyne
që pikojnë kujtime të gjakut t'zanafillës.
Shkamitë janë libra t'thye,
faqe ku koha ka shkru me zjarr,
shkrime t'padeshifrueshme,
si plagët e Krishtit mbi duar.
Ata flasin pa gjuhë,
shndërrohen në apostuj t'heshtun
që dëshmojnë lindjen e botës.
Çdo çarje e tyne asht një Ungjill,
çdo rrasë e thyme një testament i mbetun,
që m'fton të lexoj
atë që nuk shkruhet dot me fjalë.
Më shumë nga Preng S. Gjikolaj
- Kanga E Yjeve
- Kanga E Diellit
- Ukraina
- Ylli Që U Fik Para Agimit
- Peisazh Perendimi N'selitë T'mirditës
- Gruaja
- Peisazh Perendimi Tek Rana Hedhun
- Malli Për Ty
- Dashuri Dhe Arrati
- Himni I Politikanëve Shqiptarë
- Rebelimi I Dashtnisë
- Ylli I Marinës (Novelë)
- Mirdita – Epos I Shpirtit T'lirisë
- Epopeja E Mirditës
- Simfonia E Pranverës
- Besa E Flamurit
Komente 0