Preng S. Gjikolaj
Kanga E Diellit
Agimi shpërthen kreshtave,
dielli lind si një zemër e zjarrtë,
dritë që rrëshqet mbi gurë, mbi ujë,
deri në qelizën më të fshehtë të njeriut.
Ai disk i përflakun ngjitet ngadalë
n'kupën e pafundme t'qiellit,
shuan hanën, fshin yjet,
pikturon kaltërsinë e amshume,
derisa fundoset i skuqun n'gjinin e detit,
si një dashnor që bie n'krahët e t'dashtunës,
n'natën romantike t'kohës.
Apo shembet i gjakosun pas malit
n'prehnin e natës.
Zemra kozmike mbart zanafillën,
një libër i shkru me germa zjarri.
Ai derdh nektarin e jetës
n'damarët e tokës,
e ngre barin e pyjet drejt dritës,
i jep detit frymëmarrje kaltërsie.
Gjallesat marrin frymë nga ai shpirti i padukshëm,
si dy të dashuruar që lindin jetë
në puthjet e tyne t'përjetshme.
Kjo asht kanga e diellit:
E zjarrtë si shikimi i tij,
e kthjellët si drita që na rrit,
e pafundme si vala që s’ndalet kurrë.
dielli lind si një zemër e zjarrtë,
dritë që rrëshqet mbi gurë, mbi ujë,
deri në qelizën më të fshehtë të njeriut.
Ai disk i përflakun ngjitet ngadalë
n'kupën e pafundme t'qiellit,
shuan hanën, fshin yjet,
pikturon kaltërsinë e amshume,
derisa fundoset i skuqun n'gjinin e detit,
si një dashnor që bie n'krahët e t'dashtunës,
n'natën romantike t'kohës.
Apo shembet i gjakosun pas malit
n'prehnin e natës.
Zemra kozmike mbart zanafillën,
një libër i shkru me germa zjarri.
Ai derdh nektarin e jetës
n'damarët e tokës,
e ngre barin e pyjet drejt dritës,
i jep detit frymëmarrje kaltërsie.
Gjallesat marrin frymë nga ai shpirti i padukshëm,
si dy të dashuruar që lindin jetë
në puthjet e tyne t'përjetshme.
Kjo asht kanga e diellit:
E zjarrtë si shikimi i tij,
e kthjellët si drita që na rrit,
e pafundme si vala që s’ndalet kurrë.
Më shumë nga Preng S. Gjikolaj
Komente 0