Preng S. Gjikolaj
Kanga E Detit
Përballë,
shkrihet si fushë e kaltër
n'kaltërsinë e qiellit.
Deti asht kor i pakufishëm
ku çdo valë asht një lutje e thyme,
një rrokje që përsëritet pa pushim.
Ai mëson qetësinë e Hyjit,
si mendja e Tij
që ka kriju gjithçka.
Ai asht tërbimi i motit,
gjëmimi i plagëve t'njerzimt.
Në fund të valës s’ka ferr,
në heshtjen e thellësisë s’ka gjykim.
Deti asht tempulli ku nuk ka altar,
por çdo pikë uji asht buka
e kungimit t'shejtë,
çdo horizont,
një kupolë që lutet.
shkrihet si fushë e kaltër
n'kaltërsinë e qiellit.
Deti asht kor i pakufishëm
ku çdo valë asht një lutje e thyme,
një rrokje që përsëritet pa pushim.
Ai mëson qetësinë e Hyjit,
si mendja e Tij
që ka kriju gjithçka.
Ai asht tërbimi i motit,
gjëmimi i plagëve t'njerzimt.
Në fund të valës s’ka ferr,
në heshtjen e thellësisë s’ka gjykim.
Deti asht tempulli ku nuk ka altar,
por çdo pikë uji asht buka
e kungimit t'shejtë,
çdo horizont,
një kupolë që lutet.
Më shumë nga Preng S. Gjikolaj
- Kanga E Hanës
- Kanga E Shkamive
- Kanga E Yjeve
- Kanga E Diellit
- Ukraina
- Ylli Që U Fik Para Agimit
- Peisazh Perendimi N'selitë T'mirditës
- Gruaja
- Peisazh Perendimi Tek Rana Hedhun
- Malli Për Ty
- Dashuri Dhe Arrati
- Himni I Politikanëve Shqiptarë
- Rebelimi I Dashtnisë
- Ylli I Marinës (Novelë)
- Mirdita – Epos I Shpirtit T'lirisë
- Epopeja E Mirditës
Komente 0