Preng S. Gjikolaj
Kanga E Hanës
Rri buzë mbramjes,
kur hana ngrihet mbi supet e maleve
si një grua e zhveshur prej errësinës,
e më pas rrëshqet drejt perëndimit
me lëkurën e artë që digjet nër yje.
Para saj qëndroj,
si para një pasqyre t'padukshme,
që derdh shkumë drite
mbi shpatet e gjoksit të tokës,
mbi lugina t'hapuna si plagë
t'ambla të kohnave.
Vetë kuvendoj me të n'heshtje,
një melodi e ftohtë,
si sytë e sajë,
që derdhet ndër yjnajë.
Heshtja jonë asht dialog,
një muzikë e ftohtë,
e tejdukshme,
që m'djeg ndër sy
si një dashtni e lan pezull
midis galaktikash.
Hana, një disk kujtese,
një arkiv sekret i njerëzimit,
ku ruhen ftyrat e humbuna,
emrat e harruar,
pasionet e fshehta t'natës.
Kjo asht kanga e hanës:
Çdo cikël i saj
asht një gjurmë trupi,
një rrotullim i butë i historisë,
një kangë që m'ban ta dashuroj
si femnën e parë t'universit.
kur hana ngrihet mbi supet e maleve
si një grua e zhveshur prej errësinës,
e më pas rrëshqet drejt perëndimit
me lëkurën e artë që digjet nër yje.
Para saj qëndroj,
si para një pasqyre t'padukshme,
që derdh shkumë drite
mbi shpatet e gjoksit të tokës,
mbi lugina t'hapuna si plagë
t'ambla të kohnave.
Vetë kuvendoj me të n'heshtje,
një melodi e ftohtë,
si sytë e sajë,
që derdhet ndër yjnajë.
Heshtja jonë asht dialog,
një muzikë e ftohtë,
e tejdukshme,
që m'djeg ndër sy
si një dashtni e lan pezull
midis galaktikash.
Hana, një disk kujtese,
një arkiv sekret i njerëzimit,
ku ruhen ftyrat e humbuna,
emrat e harruar,
pasionet e fshehta t'natës.
Kjo asht kanga e hanës:
Çdo cikël i saj
asht një gjurmë trupi,
një rrotullim i butë i historisë,
një kangë që m'ban ta dashuroj
si femnën e parë t'universit.
Më shumë nga Preng S. Gjikolaj
- Kanga E Shkamive
- Kanga E Yjeve
- Kanga E Diellit
- Ukraina
- Ylli Që U Fik Para Agimit
- Peisazh Perendimi N'selitë T'mirditës
- Gruaja
- Peisazh Perendimi Tek Rana Hedhun
- Malli Për Ty
- Dashuri Dhe Arrati
- Himni I Politikanëve Shqiptarë
- Rebelimi I Dashtnisë
- Ylli I Marinës (Novelë)
- Mirdita – Epos I Shpirtit T'lirisë
- Epopeja E Mirditës
- Simfonia E Pranverës
Komente 0