>
LETERSISHQIP
Preng S. Gjikolaj

Engjëjt E Përjetësisë

(520 minatorëve të Kurbneshit që humbën jetën nga silikoza)
Sa herë prek ndonjë grusht flori,
m'shfaqen si engjëj të dritës
që dalin prej derës së galerive,
ngjiten drejt yjeve
si mjegullnajë vezulluese,
dritë t'artë ju rrezon ftyra.

Ftyra të rrudhta, t'zverdhta,
mbartën mbi supe peshën e kohës,
t'kohës hidhun malinjë
që i dogji si flakë,
që i ktheu në engjëj,
që i ngjiti n'yje
në zenitin e jetës së tyne.

Pluhuni i kthej n'pluhun,
minerali i ktheu n'flori,
djersa dhe gjaku i tyne
i ngjiti n'përjetësi.

Koha ecën me ritmin e saj,
ndërron breza,
ndërron qeveri,
tu hedh në kosh mbeturinat,
që kalben pa varr,
pa kujtim.

Por shpirtnat e minatorëve,
engjëjt e përjetësisë,
frymojnë n'shpirtnat tanë,
vezullojnë n'qiellin e Selitës,
t'Mirditës e t'mbarë Shqipnisë.