Preng S. Gjikolaj
Koha Rrjedh
Koha rrjedh,
si një lum i fshehtë
nan urat e jetës,
pa kthim.
Arkivon nëpër hije
emna t'zbehun,
gjurmë që treten
si terri n'mëngjes.
Përleshet me veten,
si deti me shkamin,
ndryshon ngjyrat e botës
sipas skicës së saj,
sipas dorës së padukshme
të arkitektit t'amshimit.
Djeg mbeturinat,
pluhunin helmus t'kujtimeve,
e n'gurë t'kohës
gdhen ftyrat e pakta
që mbijetojnë si monumente.
si një lum i fshehtë
nan urat e jetës,
pa kthim.
Arkivon nëpër hije
emna t'zbehun,
gjurmë që treten
si terri n'mëngjes.
Përleshet me veten,
si deti me shkamin,
ndryshon ngjyrat e botës
sipas skicës së saj,
sipas dorës së padukshme
të arkitektit t'amshimit.
Djeg mbeturinat,
pluhunin helmus t'kujtimeve,
e n'gurë t'kohës
gdhen ftyrat e pakta
që mbijetojnë si monumente.
Më shumë nga Preng S. Gjikolaj
Komente 0