>
LETERSISHQIP
Preng S. Gjikolaj

Atdheu

Atdheu asht themeli pellazgjisë.
Hingllimat nër beteja t'kujajve,
Asht shpirti i mretnëve t'Ilirisë.
Shkëndiat e shpatave t'ilirëve,
farktu nër malet e Pirustisë.

Atdheu asht fryma e shejt e Zotit,
që ngjizi jetën e njerzimit.
Asht zemra e shpuar e t'birit,
asht shpirti i ringjallun i Jezusit.

Atdheu asht troku i kalit t'Gjergj Kastriotit,
teksa kthehej n'Krujën e t'atit,
asht hingëllimat e kalorsisë arbnore.
Asht gjama e motit.

Asht gjaku i dëshmorëve
t'Ilirisë,
t'Arbnisë,
t'Shqipnisë,
t'Çamërisë,
t'Dardanisë,
t'Malsisë,
e t'Iliridës.

Asht gjaku i zemrës Jasharëve,
asht tharmi që mbrun jetët e shqiptarëve.

Asht Parajsa ku jetojn,
e do t'jetojn shpirtnat tanë t'amshu.