>
LETERSISHQIP
Preng S. Gjikolaj

Dashtnia E Parë

Me ndjenjë zemre,
me besnikëri,
m’donje e t’doja.
Si një përrallë rinie,
m’ishe vizatu n’menje,
natë e ditë mendja m’ishte veç te ti.

Sa me ëmbëlsi m’donje,
sa rrahjet e zemrës tane,
me timen i bashkoje
kur m’puthje e përqafoje.

Nan buzëmramjet e majit,
te lisi i vjetër i zabelit,
në krye t’lëndinës zallit,
nën shoqninë e yjeve t’qiellit.

(1987)
1987