>
LETERSISHQIP
Preng S. Gjikolaj

Shpatë Prej Fjale (dr. Ibrahim Rugova)

Koha e marrë
lindi stuhi kryqthyme
për xhelozinë e t’kuqve,
që ngrinë gjakun e elitave.

N’Dukagjin, n’zemër t’Rugovës,
një djep frymoi,
një plumb përvëloi.

Stuhija e kuqe e kohës trazume
mori një jetë,
por n’djepin e lashtë
u nez një engjëll.

Lindi dr. Ibrahim Rugova,
shpata e parë e penës së lirisë.
Shpatë që nuk ishte prej hekuri,
por prej fjale.

Ajo që shpatë e Gjergj Kastriotit
bani n’motet e shekullit XV,
duke ngrit Arbninë shtet,
atë e bani shpata prej fjale
e dr. Ibrahim Rugovës
n’kapërcyell të shekullit XX,
duke ngrit Dardaninë shtet.

Shpata prej hekuri e Gjergj Kastriotit
theu Sulltana.
Shpata prej fjale e dr. Rugovës
shkallmoj mure,
bashkoj ni komb.