>
LETERSISHQIP
Rami Kamberi

Ku Ranë, Ca Pika Loti…

Gjumi më kotë
Mbi rrasën e mykur, ku ranë ca pika loti
Shpirti m’thotë
Pranverë me hije të zeza, do të ketë moti

Bubullimat e rrufe, do ta pikturojnë qiellin
Toka do t’drridhet, nga mallkimi i Perëndisë
Ndër mjegulla terse, do ta kërkojmë diellin
Për bebëza të syve, nëpër ditë të pavdekësisë

Gjumi më kotë
Mbi rrasën e mykur, laget e laget, nga loti
Shpirti m’thotë
Pranverë me hije më t’zeza, do t’jetë moti.