>
LETERSISHQIP
Rami Kamberi

Mbi Dhe, T'yllirisë

N’palcë të robërisë
Shqiptarçe i hap petalet, lulëkuqja e malësisë
Me shikime të lirisë
Trazon hirin e mileniumeve, mbi dhe t’Yllirisë

Sikur pranverat e stolisura, me lumni e dashni, si dikur
Nga shkuli tokës, dalin fiset e fisnikërisë, para diellit
Nga një detë e në tjetrin detë, me një gjuhë e një flamur
Sikur yjet, n’mes të natës, kur i japin, dritë jete qiellit
Deri n’maja t’Alpeve e n’Egje, ku ka shqipja, jetë e nur’

N’palcë të robërisë
Aromë bashkimi, ermon shqip, dheu i Yllirisë
Me shikime të lirisë
Shqiptarçe po i hap petalet, lulëkuqja e malësisë.