Rami Kamberi
Për Mëkatin, Tonë
Sa s’është vonë
T’u lutemi, gjakut t’derdhur e pikave t’lotit
Për mëkatin tonë
T’mbetur, damkë kobëzezë, në tokë të Zotit
Për hijet e zeza e tradhtitë t’dala, nga kullat e fisit
Si nepërkat e tërbuara, kur i trazon nën gurë stuhia
Për vrasjet s’koti, që përgjakën bardhësinë e plisit
Si perandoritë e mëdha me rrufe t’egra, nga Ylliria
Për netët e serta e terse, të gjysmëhënës e të kryqit
Si Kryjet e Parive, që, s’i duronte, kurrë Shqipëria
Sa s’është vonë
T’u lutemi nënave, që vdekjet tona, me lot i pinë
Për mëkatin tonë
T’mbetur, damkë kobëzezë, për plisin e Shqipërinë.

Më shumë nga Rami Kamberi
- E Ftoftë Është, Kjo Pranverë
- Dua, Që Ta Di
- Për Dashninë, E Humbur
- Mbi Dhe, T'yllirisë
- Yllirjani, Kështu Tha
- Nëpër Motet, E Pabesisë
- Syzënë, Moj
- Shipni, Moj
- Kurrë S’Kam Dashtë, Me T’Thanë….
- Si Të T’Pikturoj, Bardhoke…
- Prej Cilës, Kohë…?!
- Ku Ranë, Ca Pika Loti…
- Kur Hiçit, Do T'i Kthehemi…
- S'është Ëndërr…
- Për Sytë, E Shpirtit Tim…
Komente 0