>
LETERSISHQIP
Rami Kamberi

Kur Hiçit, Do T'i Kthehemi…

M’thoni, për këtë jetë
Ku vdekja na frikëson t’kemi liri
Mot e kohë a do t’ketë
Kur hiçit, do t’i kthehemi, përsëri

Fjalë e fe, sot, që na lidhen, mbi fyt nyje
Si nepërka ta kafshojmë vetveten, në emër të Zotit
Si djajt e engjujt e dexhalli pa sy e kryje
Fushëbetejave t’kota, mbjellë me gjak e pika t’lotit
Ca me kryq e me gjysmëhënë e ca me yje

M’thoni, për këtë jetë
Ku vdesim s’koti, për parajsë e ferr
Mot e kohë a do t’ketë
Hiçin do ta kemi, si dimër a pranver’