Rami Kamberi
Kurrë S’Kam Dashtë, Me T’Thanë….
Tokë e mbetur, nga Ylliria
Pikë e pesë e lidhur nyje, me kufi, shtigjeve jermi, t’lirisë
Shat Shipni e tradhti Kryja
T’pikëlojnë e t’pikëlojnë, me gjak e lot, faqeve t’historisë
Shndërruar je, n’arenë fitoresh, për mbretër e perandor dredhak
Mbushur, je me varre, fushave e deri te karpat që ta prekin qiellin
Në shenjë, të mbajnë edhe sot, si gurrë vdekjesh e gurrë për gjak
Mbretër e perandor dredhak, që ta vjedhin truallin, hënën e diellin
Të harrohesh nga kujtesa, dhe të sosesh si Shipni, pakë nga pak’
Tokë e mbetur, nga Ylliria
Kurrë s’kam dashtë, me t’thanë: se më djeg, kënga: besa-besë
Shat Shipni e tradhti Kryja
T’kanë pri betejave e shtigjeve jermi e lirisë, për pakë shpresë

Më shumë nga Rami Kamberi
- Për Mëkatin, Tonë
- E Ftoftë Është, Kjo Pranverë
- Dua, Që Ta Di
- Për Dashninë, E Humbur
- Mbi Dhe, T'yllirisë
- Yllirjani, Kështu Tha
- Nëpër Motet, E Pabesisë
- Syzënë, Moj
- Shipni, Moj
- Si Të T’Pikturoj, Bardhoke…
- Prej Cilës, Kohë…?!
- Ku Ranë, Ca Pika Loti…
- Kur Hiçit, Do T'i Kthehemi…
- S'është Ëndërr…
- Për Sytë, E Shpirtit Tim…
Komente 0