>
LETERSISHQIP
Rami Kamberi

S'është Ëndërr…

N’majë t’Sharrit, diku e pashë
Bardhoken e detit, me fustanellë nusërie
Penë e fletë e poezi, ku i lashë
Mes lulishtes së lulëkuqeve, me erë lirie

Në mes valltareve ishte, me shami të njëzetetetës
Labçe këngës ja mori, malet në malësi jehonin
Pranverë u bë moti, lumni e dashni ju dhanë jetës
Shqiptarçe, n’palcë t’gurit, malësorët këndonin

N’majë t’Sharrit, diku e pashë
Bardhoken e detit, me sytë që po pinin qiellin
Penë e fletë e poezi, ku i lashë
Mes lulishtes së lulëkuqeve ku kërkoja diellin.