Sadedin Mezuraj
Fund Vjeshte
Me floririn e gjetheve të saj të mbrame
vjeshta mëton të blejë edhe ca ditë,
si grua bujare në prag menopauze
I dredh mbi peizazhe gjithë bukuritë.
Plepat pranë udhës ikin të strehohen
në tablotë e Mios*, t’i shmangen thëllimit.
Mbi kuajt me jele të bardha dëbore
zbresin prej maleve kasnecët e dimrit.
Ca varka vetmie struken buzë gjolit;
Mbi ujë vërtitet një mjegull e lehtë.
I lodhur nga pesha e rëndë e bronxit,
Lasgushi me Cucin** në breg po baret.
Largohem nga gjoli, me vete duke marrë
Imazhin e mjelmës që dremit mbi ujra;
në rrugët e Tiranës ajo pamje e ëndërrt,
papritur në trajtat e një gruaje u zgjua.
Bien gjethet e fundit të vjeshtës.
Për kë psherëtin era si në jerm?
Ndoshta për bardin*** e kafe Evropës,
ndoshta për shpirtin e Reshpjes bohem.
Ja, për një bjonde me qafën prej mjelme
Panoja do shkruante një psalm erotik;
Reshpja për Lorën e tij eterike
Do shpikte patjetër një tjetër kantik.
Ndërrohen stinët nën vallen e shirave;
nata pelhurën e end mbi qytet.
Shpirtrat e bukur, edhe përtej vdekjes,
dritë i dërgojnë kësaj bote të shkretë.
vjeshta mëton të blejë edhe ca ditë,
si grua bujare në prag menopauze
I dredh mbi peizazhe gjithë bukuritë.
Plepat pranë udhës ikin të strehohen
në tablotë e Mios*, t’i shmangen thëllimit.
Mbi kuajt me jele të bardha dëbore
zbresin prej maleve kasnecët e dimrit.
Ca varka vetmie struken buzë gjolit;
Mbi ujë vërtitet një mjegull e lehtë.
I lodhur nga pesha e rëndë e bronxit,
Lasgushi me Cucin** në breg po baret.
Largohem nga gjoli, me vete duke marrë
Imazhin e mjelmës që dremit mbi ujra;
në rrugët e Tiranës ajo pamje e ëndërrt,
papritur në trajtat e një gruaje u zgjua.
Bien gjethet e fundit të vjeshtës.
Për kë psherëtin era si në jerm?
Ndoshta për bardin*** e kafe Evropës,
ndoshta për shpirtin e Reshpjes bohem.
Ja, për një bjonde me qafën prej mjelme
Panoja do shkruante një psalm erotik;
Reshpja për Lorën e tij eterike
Do shpikte patjetër një tjetër kantik.
Ndërrohen stinët nën vallen e shirave;
nata pelhurën e end mbi qytet.
Shpirtrat e bukur, edhe përtej vdekjes,
dritë i dërgojnë kësaj bote të shkretë.
* Vangjush Mio- piktor korçar i peizazheve ( 1891- 1957)
** Cuci- qeni emblematik i L. Poradecit
***Bardi- Pano Taçi, poet erotik- i cili Kafe Europa ne Tirane e kishte si " shtepine" e tij.
** Cuci- qeni emblematik i L. Poradecit
***Bardi- Pano Taçi, poet erotik- i cili Kafe Europa ne Tirane e kishte si " shtepine" e tij.