>
LETERSISHQIP
Sadedin Mezuraj

Melankolia E Përkohshmërisë

I pakthyeshëm rrjedh lumi i kohës
Mes bregut të dhimbjes dhe dashurisë.

Kalimtare është jeta,
Dhe njeriu
Një lundërtar në detet e panjohura
të gjithësisë.

Këndon një zog në pemën e muzgut,
Nata afrohet si mace e zezë.

Shpirti im është një kitare me tela të këputur
Nga melankolia e përkohshmërisë.