Sadedin Mezuraj
Akuarel Urban
Vjeshta këtu ka ardhur
me rregullsinë e verbër të stinës,
me zemëratën e shirave
me anijet shtegtare të reve nëpër qiell,
me solemnitetin qendrestar të pemëve.
Të parat prej tyre largohen ato
-gjethet depresive,
ose ndoshta ato
që besojnë
në parajsën e përtejme të bimëve.
Kaloj pranë tyre,
ndalem,
ndez cigaren —
sekretin e durimit të tyre dua të mësoj.
Si u duron shpirti
smogun, pluhurin,
rropamën e qytetit
dhe veshgërvishtjet e tmerrshme akustike?
Qielli përherë e më i ulët
nga rëndesa e reve.
Fjalët — ushtarë të vdekur
në llogore vetmie.
Sytë e tu, përherë e më të largët,
ndërsa peizazhet
ulërijnë
nga vdekja e dashurive.
me rregullsinë e verbër të stinës,
me zemëratën e shirave
me anijet shtegtare të reve nëpër qiell,
me solemnitetin qendrestar të pemëve.
Të parat prej tyre largohen ato
-gjethet depresive,
ose ndoshta ato
që besojnë
në parajsën e përtejme të bimëve.
Kaloj pranë tyre,
ndalem,
ndez cigaren —
sekretin e durimit të tyre dua të mësoj.
Si u duron shpirti
smogun, pluhurin,
rropamën e qytetit
dhe veshgërvishtjet e tmerrshme akustike?
Qielli përherë e më i ulët
nga rëndesa e reve.
Fjalët — ushtarë të vdekur
në llogore vetmie.
Sytë e tu, përherë e më të largët,
ndërsa peizazhet
ulërijnë
nga vdekja e dashurive.