Sadedin Mezuraj
Perendim Mbi Det
Dielli u fundos marramendshëm në det,
Me sytë e verbuar nga shkëlqimi i imazheve
dhe pamjet e plojave mbi tokën e Adamit.
Asnjë këmbanë nuk bie
Dhe qielli
plas nga heshtja—
Nuk bie asnjë këmbanë.
Asnjë shenjë nuk vjen
Asnjë shenjt nuk gjen
Pa kthim
është udha
për andej matanë…
Dhe yjet vështrojnë
mbi humnera moskuptimi.
Një pemë e vetmuar fle mbi një kodrinë.
Zogjtë
s’e zgjojnë dot
Dhe vdesin në natën
me ëndrra të bardha.
Më vdiqën dhe mua
ca zogj me ëndrra në një natë vere.
Ngado që të shkoj
vetes dot s’i shmangem.
Të shkuarën
tërhiqt pas
si një thes me gurë të rëndë pendimi.
Nga zemra e çarë
si shegë e plagosur,
pikon gjaku i hidhur i kujtesës.
Gjithçka mund të flakësh
E përsëri mbetet përherë
diçka e tepërt.
Anije me vela të shqyera nga era
dhe lundërtar i paepur
në natën që rrjedh mbi lumin e kohës.
Me sytë e verbuar nga shkëlqimi i imazheve
dhe pamjet e plojave mbi tokën e Adamit.
Asnjë këmbanë nuk bie
Dhe qielli
plas nga heshtja—
Nuk bie asnjë këmbanë.
Asnjë shenjë nuk vjen
Asnjë shenjt nuk gjen
Pa kthim
është udha
për andej matanë…
Dhe yjet vështrojnë
mbi humnera moskuptimi.
Një pemë e vetmuar fle mbi një kodrinë.
Zogjtë
s’e zgjojnë dot
Dhe vdesin në natën
me ëndrra të bardha.
Më vdiqën dhe mua
ca zogj me ëndrra në një natë vere.
Ngado që të shkoj
vetes dot s’i shmangem.
Të shkuarën
tërhiqt pas
si një thes me gurë të rëndë pendimi.
Nga zemra e çarë
si shegë e plagosur,
pikon gjaku i hidhur i kujtesës.
Gjithçka mund të flakësh
E përsëri mbetet përherë
diçka e tepërt.
Anije me vela të shqyera nga era
dhe lundërtar i paepur
në natën që rrjedh mbi lumin e kohës.