Sadedin Mezuraj
Kthim Buze Detit
Kam ardhur këtu.
Deti është po ai
dhe shkëmbi i heshtur,
me degët e fikut të egër mbuluar.
Gjithçka tjetër këtu ka ndryshuar.
Në rërën e lagur
gjurmët e këmbëve tona janë shuar.
U zhveshëm,
Me trupat nudo
notuam
Eve dhe Adam ne Edenin e kalter
Pa peshën e syve që vrisnin lirinë.
U puthëm,
dhe fjalët që thamë per dashurine
në zemrën e shkëmbit-sfinks janë ngujuar.
Një pulëbardhë sillet rrotull në elipset e ajrit
Dhe klithma e saj
ndoshta është karma
e shpirtit tënd të trishtuar.
Deti është po ai
dhe shkëmbi i heshtur,
me degët e fikut të egër mbuluar.
Gjithçka tjetër këtu ka ndryshuar.
Në rërën e lagur
gjurmët e këmbëve tona janë shuar.
U zhveshëm,
Me trupat nudo
notuam
Eve dhe Adam ne Edenin e kalter
Pa peshën e syve që vrisnin lirinë.
U puthëm,
dhe fjalët që thamë per dashurine
në zemrën e shkëmbit-sfinks janë ngujuar.
Një pulëbardhë sillet rrotull në elipset e ajrit
Dhe klithma e saj
ndoshta është karma
e shpirtit tënd të trishtuar.