Sadedin Mezuraj
Verë E Ëmbël
Ç’ verë e ëmbël ishte, o Zot!
E qeshura jote thërrmonte kristalet e kaltra.
Nga dridhjet e ajrit
pulëbardhat ciasnin të trembura mbi mol.
Me kupa të padukshme pinim diellin dhe jodin e detit.
Kaq shpejt rrodhi koha
në karuselin e ditëve të dehura prej vetes.
Erdhën shirat e parë kaq të beftë,
E mbi kanavacat e peizazhit
u duken penelatat e para
të vjeshtës.
Ndoshta dhe e verdha vangogiane e fustanit tënd
Ishte shenja se gjithçka do shkonte drejt vdekjes...
E humbëm atë parajsë nga droja prej mëkatit
A prej frikës se lumturia ishte e tepërt?
Përkohshmëria
mbi hartën memece të rërës
vendosi flamurthin e një triumfi tjetër.
Tani endem në shtigje kujtimesh
Dhe dehem me koktejlet e trishta te vjeshtës.

Më shumë nga Sadedin Mezuraj
Komente 0