Sadedin Mezuraj
Pendesë
Tri herë të mohova brenda vetes,
Tre ditë qielli dërgoi shi ngushëllimi
që bota të mos shihte sytë e mi të trishtuar.
Nuk mbaj mend sa herë dola nga vetja
duke të kërkuar pas siluetave të ngjashme
në kryqëzimet me sytë e kuq të semaforëve
Ku fytyrat fshihen pas një grimi të rënduar.
Shtatë herë të mohova,
dhe shtatë trëndafila pendimi
çelën
në prillet e shpirtit tim të trazuar.
Falje i kërkova hënës vjeshtake
për metaforat e mia të lodhura,
për flokët e tua
derdhur mbi muzgjet e mia
si ujëvarë.
Tani ngjitem në Golgotën time,
ku ti po më pret
me kryqin e mallkimit në duar.
Me hijeshinë e zjarrit tënd mistik
Ke për të më djegur
Ke për të më vrarë.
Tre ditë qielli dërgoi shi ngushëllimi
që bota të mos shihte sytë e mi të trishtuar.
Nuk mbaj mend sa herë dola nga vetja
duke të kërkuar pas siluetave të ngjashme
në kryqëzimet me sytë e kuq të semaforëve
Ku fytyrat fshihen pas një grimi të rënduar.
Shtatë herë të mohova,
dhe shtatë trëndafila pendimi
çelën
në prillet e shpirtit tim të trazuar.
Falje i kërkova hënës vjeshtake
për metaforat e mia të lodhura,
për flokët e tua
derdhur mbi muzgjet e mia
si ujëvarë.
Tani ngjitem në Golgotën time,
ku ti po më pret
me kryqin e mallkimit në duar.
Me hijeshinë e zjarrit tënd mistik
Ke për të më djegur
Ke për të më vrarë.
Më shumë nga Sadedin Mezuraj
Komente 0