Sokol Haxhija
Bedenat E Ndjenjës
Si harkëtar i hequr bedenash,
në errësirë vështroj që lart,
me heshtjen time të mprehur,
hijen tënde vrojtoj në çdo hap.
Më digjet zemra në heshtje,
si zjarr i fshehur nën prazmoren pa faj.
S’dua të rrëzoj kështjellën,
as të thyej portat me ngut,
por zemrën të’t pushtoj në heshtje
dhe tiranisë së pritjes t’i jap fund.
në errësirë vështroj që lart,
me heshtjen time të mprehur,
hijen tënde vrojtoj në çdo hap.
Më digjet zemra në heshtje,
si zjarr i fshehur nën prazmoren pa faj.
S’dua të rrëzoj kështjellën,
as të thyej portat me ngut,
por zemrën të’t pushtoj në heshtje
dhe tiranisë së pritjes t’i jap fund.
14 qershor 2025