>
LETERSISHQIP
Sokol Haxhija

Pushtuesja

Si perëndi e vjetër që s'ka më tempull, erdhe ti.
Si rrufe pa qiell, ishin sytë e tu.
Si flakë e rrallë që s'të lë të gjallë, ish prekja jote.
Me zjarr që s'shuhet, si pushtuese hyre ti.

Të dobët më gjete, në një natë pa emër, dhe në zemrën time, fronin ndërtove.
Në vështrimin tënd, krenaria mu shua, Pushtuesja e zemrës sime, çdo mur shembe në mua.
Bern, qershor 2025