>
LETERSISHQIP
Sokol Haxhija

Sonte

Sonte, në këtë natë të errët, të kërkoj.
Sonte, në ëndërr dua dëshirat t’mi trazosh.
Sonte, dua shpresën t'ma ngjallësh.
Sonte, vetëm sonte dua në ëndërr t'më vish.
Sonte, nata më fal shpresë,
por mëngjesi n'trishtim me gjen.
Nuk mund ta nis ditën me sytë e një ëndrre.