Sokol Haxhija
Koha Iken
Mbi dritare bie shi,
troket lehtë si një kujtim,
fjalët treten në harrim,
zemra mbetet në vetmi.
Era mban një zë të largët,
tingujt e një kohe shuar,
ëndrrat zbehen nëpër natë,
lotët mbesin pa pushuar.
Dhe në heshtjen që më mbulon,
një hije shfaqet, flet ngadalë,
"Koha ikën, s’kthehet më,
veç kujtimet lënë zjarr."
Por kujtimet s’ngrohin dot,
janë si akull nën lëkurë,
zemra thyer, copë e ftohtë,
s’gjen qetsi as në dritë.
troket lehtë si një kujtim,
fjalët treten në harrim,
zemra mbetet në vetmi.
Era mban një zë të largët,
tingujt e një kohe shuar,
ëndrrat zbehen nëpër natë,
lotët mbesin pa pushuar.
Dhe në heshtjen që më mbulon,
një hije shfaqet, flet ngadalë,
"Koha ikën, s’kthehet më,
veç kujtimet lënë zjarr."
Por kujtimet s’ngrohin dot,
janë si akull nën lëkurë,
zemra thyer, copë e ftohtë,
s’gjen qetsi as në dritë.
Bern 6 korrik 2025