>
LETERSISHQIP
Sokol Haxhija

Unë Nuk Di

Mos kërko të të dua
Si poetët nëpër libra.
Unë nuk di të dashuroj,
Emocionit s’i jap zë.

Do të qëndroj gjithmonë besnik,
Si kalorës i pa mposhtur.
Por nuk di të dashuroj,
Emocionit s’i jap zë.

S'di të shkruaj vargje ndjenje,
As të ngjyej penën n'shpirt.
Sepse s'di të dashuroj,
Emocionit s'i jap zë.