>
LETERSISHQIP
Sokol Haxhija

E Diel E Trishtuar

E diel e trishtuar,
mbi tryezë heshtja më rri,
lule të vyshkura flenë mbi kujtimin,
dhe zemra se gjen më kuptimin.

Ti s’erdhe më,
e dielli u shua pa ty,
hija jote tani shtrihet mbi mua,
si një qefin i bardhë pa fund.

Në çdo kambanë që bie,
dëgjoj emrin tënd e dashur,
dhe lutem kot në heshtje,
të më marrë gjumi me ty.

E diel e trishtuar,
në krahët e tu dua të bie,
në gjumin e fundit të përjetshëm,
e të mos zgjohem pa ty.

Te djelën e fundit,
ti do vish tek unë, e dashur,
por do të gjesh veç qivurin tim,
dhe varrin ende të hapur